E plotësuar: Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Pas përfundimit të takimit nuk ka pasur prononcim për media.
Kurti gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me ambasadorët e QUINT-it.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.
Theksohet se Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative. /Telegrafi/
—–
Pas ambasadorëve të QUINT-it, Kurti nis takimin me Lajçakun
Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi, i cilësuar si drekë pune, po mbahet në një restorant në kryeqytetin e Kosovës.
Telegrafi bën të ditur se edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, është pjesë e këtij takimi.
Më herët, Kurti është pyetur nëse do të diskutojë për Asociacionin e dialogun me Serbinë, por ka hezituar të përgjigjet.
“E kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’iu tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë”, ka thënë Kurti.
Më herët, Kurti, gjatë një interviste për Associated Press, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.
“Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit. Qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”, është shprehur Kurti.
Ai theksoi se Beogradi duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë”, deklaroi kreu i Qeverisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve