Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Italiane, në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Italisë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti theksoi se Italia ka qenë një mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës në komunitetin evropian.
“Për këtë ne jemi thellësisht mirënjohës, duke shtuar dhe se me Italinë Kosova ndan një lidhje historike e të rëndësishme”, u shpreh Kurti.
Ai përkujtoi rolin e arbëreshëve edhe në shtetndërtimin e Italisë, si në rastin e Michele Bianchi dhe Domenico Damis, dy arbëreshë të cilët luftuan krah Giuseppe Garibaldit.
“Kontributi i tyre është një shembull frymëzues i rolit të luajtur nga pakicat etnike në historinë kombëtare, duke demonstruar përkushtimin dhe sakrificën e tyre për kauzën e unitetit dhe pavarësisë së Italisë. Aktualisht rreth njëqind shqiptarë konkurrojnë me krenari në zgjedhjet lokale italiane që do të mbahen më 9 dhe 10 qershor në Itali. Ky përbën një moment historik të rëndësishëm të angazhimit dhe përfaqësimit qytetar për komunitetin shqiptar në procesin demokratik të Italisë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Në këtë ngjarje, kryeministri nënvizoi dhe marrëdhëniet me Italinë të cilat karakterizohen nga lidhje të forta diplomatike, shkëmbime ekonomike dhe ndërveprime kulturore, përfshirë këtu edhe sektorë të ndryshëm, nga tregtia dhe investimet tek arsimi dhe kultura.
“Bizneset italiane po investojnë gjithnjë e më shumë në Kosovë, duke sjellë risi dhe ekspertizë që kontribuojnë në mënyrë thelbësore në rritjen tonë ekonomike”, shtoi ai
Në përmbyllje, Kurti shprehu mirënjohjet e tij ndaj popullit dhe shtetit Italian, duke theksuar se Italia dhe Kosova vazhdojnë të punojnë së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritshme, të ndriçuar nga paqja, prosperiteti dhe përparimi i përbashkët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë