Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq infektohet me coronavirus

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq doli pozitiv për coronavirus.
"Me rekomandimin e një epidemiologu, kryeministri Andrej Plenkoviq kreu një ri-testim për praninë e coronavirusit dhe rezultati ishte pozitiv", njoftoi qeveria kroate, raporton reuters.
"Kryeministri më parë ishte vet-izoluar. Kështu që tani po urdhërohet të izolohet për 10 ditë", thuhet në njoftim.
Ai aktualisht po ndihet mirë dhe Kryeministri i Kroacisë vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.
Ndryshe, shteti kroat që nga fillimi i epidemisë ka regjistruar 128,442 raste të infeksionit gjersa kanë vdekur 1,786 njerëz. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































