LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez i bën thirrje Kinës që të ndërpresë stërvitjet ushtarake

Kryeministri japonez i bën thirrje Kinës që të ndërpresë stërvitjet ushtarake

Kryeministri japonez ka dënuar shkrepjen e raketave balistike rreth Tajvanit gjatë stërvitjeve ushtarake që po i zhvillon Kina – duke i cilësuar probleme serioz që ndikon në sigurinë nacionale dhe sigurinë e qytetarëve të rajonit.

Pesë raketa kineze kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, kanë bërë të ditur zyrtarët japonezë, ku katër prej tyre besohet se kanë fluturuar mbi Tajvan, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e Kinës kësaj radhe kanë ndikim serioz në paqe dhe stabilitetin e rajonit tonë si dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Fumio Kishida para gazetarëve pas takimit me kryetaren e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi.


Kryeministri japonez ka informuar Pelosin, se Japonia i ka bërë thirrje urgjente Kinës për ndërprerjen e stërvitjeve ushtarake.

Pelosi: Udhëtimi në Azi kurrë nuk ka nënkuptuar ndryshimin e status quo-së në Tajvan
Lexo po ashtu Pelosi: Udhëtimi në Azi kurrë nuk ka nënkuptuar ndryshimin e status quo-së në Tajvan

E gjatë qëndrimit në Tokio në etapën përfundimtare të turneut në Azi, Pelosi duket se ka zemëruar Kinën me vizitën e saj në Tajvan, dhe kështu si kundërpërgjigje filloi stërvitje ushtarake.

Kina e konsideron Tajvanin si territor të saj, e autoritetet e atjeshme janë zotuar se një ditë do të rikthejnë kontrollin mbi këtë ishulli – madje qoftë nevoja edhe më forcë.

Kishida dhe Pelosi gjatë një dreke pune kanë diskutuar edhe për çështjet gjeopolitike përfshirë ato që kanë të bëjnë me Kinë, Rusinë dhe Korenë e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori