Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do ta paguajë çmimin
Kryeministri britanik Keir Starmer ishte i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij në lidhje me luftën në Ukrainë gjatë Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë.
Ai tha se nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putini do ta paguajë çmimin.
“Jemi në një epokë të re, por që karakterizohet nga luhatja, nga paqëndrueshmëria, është e trishtë, por kjo është epoka e re", tha Starmer.
"Partneriteti është jetik për të arritur një rimëkëmbje, për ata njerëz që e kërkojnë dhe e meritojnë këtë gjë."
"Sfida më urgjente sot këtu është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë", shtoi ai.
"Duhet të jemi të përgatitur për ta ndjekur deri në fund. Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putini të paguajë çmimin", përfundoi kryemintri britanik.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























