Tetë anëtarët e familjes Vitia nga Sllovija e Lipjanit po jetojnë pa kushte më elementare për jetë, e në disa raste ata po i bëjnë ballë edhe urisë me barkun bosh. Ishin të gjashtë fëmijët e kësaj familjeje ata, të cilët jeta i kishte përplasur keq, e për t’u siguruar një jetesë normale të cilën e meritojnë, të dy prindërit nuk po arrijnë ta bëjnë këtë gjë.
Babai i këtyre fëmijëve, Florimi, thotë se tashmë ka mbetur edhe i paftë për punë, e ndihma sociale prej 100 eurosh thekson se nuk del as për një javë.
Sipas kryefamiljarit Florimit, ndihma sociale nuk ju siguron as ushqimin e lëre më të mendohet për veshmbathjen e gjashtë fëmijëve të vegjël.
“Më vjen mirë që institucionet kanë menduar edhe për ne, duke na ofruar këtë ndihmë sociale, por t’ju them të drejtën me këtë shumë as bukë nuk po kemi mundësi të sigurojmë gjatë gjithë muajit e të mos flasim për nevojat e tjera”, është shprehur Florimi.
Nuk ka para të vizitohet te mjeku i shtrënguar nga jeta në skamje, ky burrë thotë se nuk ka mundësi as ta vizitojë mjekun, përkundër sëmundjeve prej të cilave ai vuan.
“Si t’i lë fëmijët të vdesin urie dhe unë të shpenzoj për terapi. Por, edhe kështu dita-ditës shëndeti im po bëhet më i dobët dhe kam hallin e familjes”, është shprehur Florimi.
Ky i fundit apelon për ndihmë së paku derisa gjendja e tij shëndetësore t’i përmirë- sohet. Thekson, se mielli, sheqeri, kripa dhe çka jo tjetër janë në mungesë në shtëpinë e tij.
Në anën tjetër me vaj në buzë e filloi bisedën edhe zonja në këtë shtëpi Nadire Vitia. Ajo thotë se jeta i është mërzitur nga skamja e përditshme, kurse thekson se janë fëmijët ata, të cilët po e “varrosin të gjallë” çdo ditë.
“Po kërkojnë kushte më të mira, e ne nuk kemi as bukë mjaftueshëm t’u japim. Nuk kemi as miell, as kripë, e as vaj, përderisa po afrohet Ramazani. Unë kam hallin e fëmijëve, sepse familjarët pak ose hiç nuk na vizitojnë për iftar se e dinë se nuk kemi. Unë agjëroj, po shpirti im e di se si ia dal”, është shprehur kjo grua që në moshë nuk ishte e vjetër, por që në supe mbante sigurisht se shuma barra, si për bashkëshortin e sëmurë e gjithashtu edhe për të gjashtë fëmijët ende të moshës së mitur.
I nis fëmijët pa ngrënë në shkollë Floria ka theksuar se mjaft të vështire e ka edhe ditën kur i ndodh që t’i nisë fëmijët pa ngrënë në shkollë.
“Këto ditë nuk mund t’i përshkruaj. A ka më të vështirë se kur një nënë e di se e ka fëmijën e uritur dhe nuk ka mundësi ti dalë zot siç, thuhet në popull”, ka thënë ajo derisa me njerëz dorë po i largonte lotët nga sytë.
E gjithashtu ajo ka njoftuar se po aq edhe të vështirë e ka kur fëmijët i kërkojnë rroba të reja, kurse asnjëherë nuk arrin t’ua plotësojë këtë dëshirë.
“Nuk di se çka është për një nënë t’i vesh fëmijët me rroba të reja. Fëmijët e mi vishen vetëm me rroba, të cilët ua ka falur dikush, e që në fakt nuk janë të reja. Por, edhe për këtë u jam falënderuese, sepse vetë nuk kam mundësi t’ua blej ato”, është shprehur Nadirja, me zemër të thyer.
Sido që të jetë, krejt një e mirë që kishte ndodhur në këtë familje ishte ndërtimi i një shtëpie të re, përderisa mësuam se më parë familja kishin jetuar në një shtëpi tmerri siç e quanin ata. Shtëpia e re e ndërtuar nga një humanist gjerman ua kishte zgjidhur problemin e banimit, por jo edhe të kushteve brenda saj. Shtëpia që as tani nuk i shpëtonte lagështisë kishte nevojë për një riparim të brendshëm, shkruan Kosova Sot.
Për të gjithë ata, të cilët kanë mundësi t’i ndihmojnë kësaj familjeje këtë mund ta bëjnë duke thirrur në numrin e telefonit: 045 880 620.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë