KRU Mitrovica njofton për punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

KRU Mitrovica ka njoftuar qytetarët për ndërhyrje të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto lokacioneRr. “Ilaz Dibrani”
- Rr. “Sami Gashi”;
- Rr. “Sedullah Avni Dibrani”;
- Rr. “Reshat Vallqi”;
- Rr. “Gjergj Fishta”;
- Fshati Koprive.
Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në:
- Rr. “Xhevat Jusufi”;
- Rr. “Mbreteresha Teute”;
- Fshati “Verrnice”.
“Gjatë kohës së punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, bën të ditur KRU Mitrovica.
Qytetarët këshillohen të marrin parasysh punimet dhe të planifikojnë furnizimin me ujë gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































