Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar se impiantet në Shipol dhe Balinc janë duke operuar me kapacitete të plota, ndërsa trajtimi i ujit po zhvillohet në kushte normale pune.

Po ashtu, sipas njoftimit ka filluar distribuimi i ujit edhe për zonën e Skenderajt.


Megjithatë, kompania ka kërkuar që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike deri në një njoftim të mëvonshëm.

Ky apel vjen si masë paraprake për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.