LAJMI I FUNDIT:

Krizë lëndimesh tek Real Madridi, pas Rudiger edhe një lojtar tjetër në dyshim për derbin

Krizë lëndimesh tek Real Madridi, pas Rudiger edhe një lojtar tjetër në dyshim për derbin

Real Madridi ka marrë një tjetër lajm të keq, para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Atletico Madridit në kampionat.

Pasi tashmë është konfirmuar se prezenca e Rudiger në derbin ndaj Atleticos do të jetë në dyshim deri në çastet e fundit për shkak të lëndimit ndaj Getafes, tashmë është raportuar se në stërvitje një lëndim e ka pësuar edhe mbrojtësi Fran Garcia.

Garcia është lënduar në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje duke marrë një goditje në kyçin e këmbës me ç’rast ekipi mjekësor është detyruar të ndërhyjë dhe ta fashojë këmbën e tij.


Mbrojtësi i majtë pritet që nesër (e diel) t’i nënshtrohet një testi i cili do ta përcaktojë përfundimisht nëse ai do të jetë në dispozicion të Ancelottit në këtë ndeshje apo jo.

Problemet për Ancelottin do të shtoheshin në rast se përfundimisht konfirmohet mungesa e Rudiger, pasi që tekniku italian do të detyrohej që për partner të Nachos të vendoste mes Carvajal dhe Mendy.

E kjo do të ishte një mundësi e artë për Garcian, që në rast se Rudiger nuk mund të luajë atëherë me gjasë Mendy do ta zinte vendin e tij në qendër të mbrojtjes, duke i hapur rrugë atij që të luajë në krahun e majtë.

Fran Garcia është paraqitur në 22 ndeshje në të gjitha garat me Real Madridin këtë sezon, me një rekord prej 18 fitoresh, dy barazime dhe dy humbje. Spanjolli deri më tash ka regjistruar pesë asistime dhe vlen të theksohen paraqitjet e tij ndaj Almerias dhe Las Palmas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

La Liga
Kalo në kategori