Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kësaj radhë përveç se do të ballafaqohen sërish me tesimit ekstern i cili deri më tani rezultoi të jetë skandaloz, këtë vit ata parashikohet të ballafaqohen edhe me presione të ndryshme për shkak të zgjedhjeve të cilat mbahen po në atë kohë.
Profesorët e shkollave të mesme thonë se nxënësit vazhdojnë të ankohen lidhur me testimin esktern mirëpo kësaj radhe ata do të jenë më të përmbajtur.
“Ashtu si ne edhe nxënësit janë të vetëdijshëm që testimi ekstern është dështim total, mirëpo kësaj radhe janë edhe zgjedhjet mu në atë kohë dhe do të ballafaqohemi me presion të madh të gjithë, lidhur me ankesat, bojkotin si dhe protestat e të dy palëve edhe nxënësve edhe mësimdhënësve”, tha R.R., profesor.
“Testimi ekstern është skandaloz, mirëpo politika ka futur hundët edhe në arsim e sidomos në shkollat e mesme. Nxënësit ndikohen nga prindërit e tyre dhe nuk kërkojnë të mirën e tyre pasi që kjo bie ndesh me politikat shtëpiake apo edhe më gjër. Kjo është tmerr kjo nuk duhet të ndodh asnjëherë. Nxënësit dhe studentët janë ata që gjithmonë kanë bërë revolucion, kurse të ne këto të dy shtresa janë më të qetat dhe më pasivet”, thotë T.B., profesor.
Gjithashtu edhe ish ministri i arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushiti vlerëson se kriza politike shton tendencat për keqpërdorim dhe manipulim të të rinjve.
Çdo krizë politike ka ndikim edhe tek arsimi, sidomos në rastin kur arsimi është politizuar si ne në vendin tonë. Nuk do mend që rinia nuk izolohet nga depresioni i përgjithshëm shoqëror, madje ata janë më të goditurit. Për fat të keq kjo kategori është keqpërdorur dhe druaj se tani do të ketë tendenca më të mëdha për keqpërdorim.
Prindërit për momentin thonë se nuk kanë presion, mirëpo edhe ata janë kundër testimit ekstern, duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për të vlerësuar nxënësit.
“Deri më tani nuk kemi pasur presione, njoh edhe prindër të tjerë dhe kemi biseduar së bashku, dhe jemi kundër testimit ekstern. Nëse fëmijët tanë duan të bojkotojnë apo të protestojnë, ne nuk do t’i ndalojmë, sepse me testim ekstern nuk mund të vlerësohet dija e nxënësit si dhe puna e mësimdhënësit”, tha Rexhep Tahiri, prind dhe mësimdhënës.
Përndryshe, ashtu siç kanë deklaruar për “Meta” disa mësues, testimi ekstern i nxënësve sivjet do të shtyhet për disa ditë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, duke u bazuar në planin aksionar për sesionin e qershorit të cilin dje e kanë marrë, transmeton Portalb.
Ashtu siç kanë informuar mësuesit, në planin aksionar qëndron se testimi ekstern do të mbahet më 9 qershor, ndërkaq do të mbarojë më 14 qershor, që është shtyrë thuajse për 1 javë. Vetëm për krahasim, vitin e kaluar, testimi ekstern u mbajt nga 2 deri më 10 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania