LAJMI I FUNDIT:

Kriza e refugjatëve në Evropë – pse Turqia hapi dyert për migrantët dhe pse pikërisht tani?

Kriza e refugjatëve në Evropë – pse Turqia hapi dyert për migrantët dhe pse pikërisht tani?

Turqia provokoi krizë të freskët migrantësh pasi tha se nuk do t’i ndalonte katër milionë refugjatët të shkonin drejt Evropës.

Analisti Chris Harris në EuroNews, shpjegon rrënjët e krizës aktuale, lidhjen e Turqisë me konfliktin në Siri, dhe pse zgjodhi ky shtet të merr një vendim të tillë, përcjell Telegrafi.

Cili është sfondi i kësaj ngjarjeje? – shpjegon autori.


Ankaraja hapi dyert për migrantët javën e kaluar pasi 33 ushtarë të saj u vranë në një sulm ajror nga qeveria siriane në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nisi një ofensivë ushtarake në veri të vendit të shkatërruar nga lufta në fund të vitit të kaluar, me qëllim, krijimin e një zone të sigurt për të akomoduar 3.6 milionë refugjatë sirianë në Turqi.

Kancelari austriak akuzon Erdoganin: Refugjatët po i përdor si “armë” kundër BE-së
Lexo po ashtu Kancelari austriak akuzon Erdoganin: Refugjatët po i përdor si “armë” kundër BE-së

Qëllimi tjetër ishte të largohej nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilën e konsideroi ngjashëm me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Turqia thotë se PKK – e cila nisi një luftë të armatosur kundër qeverisë turke në vitet 1980 në përpjekje për të formuar një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë – është një organizatë terroriste.

Pse vdekja e ushtarëve të saj e shtyu Turqinë të veprojë në këtë mënyrë?

Turqia e cila ra dakord për një marrëveshje me Brukselin për të kufizuar numrin e migrantëve në Evropë në vitin 2016, ka kërcënuar prej kohësh që do t’i hap dyert për ta.

Ekspertët thonë se vdekja e ushtarëve të saj në Idlib ishte themeli që shkatërroi gjithçka, ndërsa u ngritën shqetësimet e Turqisë.

Mirëpo pse veproi tani?

Së pari, ajo dëshiron të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare për krizën në Idlib, nga e cila frikësohet se mund të dërgojë një fluks të ri refugjatësh në Turqi, sipas Sinan Ulgen, një ish diplomat dhe ekspert turk në Carnegie Europe.

Ai gjithashtu konsideron se Brukseli ka rindërtuar marrëveshjen e vitit 2016, dhe dëshiron garanci se BE mund të ndihmojë në strehimin e refugjatëve në territorin e saj.

Ekspertë të tjerë thonë se Turqia dëshiron që BE të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar mbështetjen e trupave të qeverisë siriane dhe të pajtohet për një armëpushim, përcjell Telegrafi.

Çfarë po ndodhë në Idlib?

Luftimet në veri-perëndim të Sirisë kanë detyruar shpërnguljen e më shumë se një milion njerëzve në më pak se tre muaj, dhe i kanë shtyrë ata më afër kufirit turk.

Publikohen pamjet – momenti kur rojet bregdetare greke “hapin zjarr” drejt varkës së refugjatëve në Egje
Lexo po ashtu Publikohen pamjet – momenti kur rojet bregdetare greke “hapin zjarr” drejt varkës së refugjatëve në Egje

Turqia dhe përfaqësuesit e mbështetur nga Turqia janë përplasur me forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia, por edhe me një mori grupesh të tjera ushtarake, përfshirë milicitë shiite të mbështetur nga Irani, tha Ulgen për Euronews.

Pse Turqia dëshiron të nxjerrë në pah krizën e Idlib?

Alexandra Stiglmayer, nga Iniciativa Evropiane e Stabilitetit, thotë se Turqia është tashmë shtëpi për katër milionë migrantë, 3.6 milionë prej të cilëve janë nga Siria, ndërsa Erdogan është nën presion brenda vendit që të ndalojë hyrjen e më shumë refugjatëve.

“Gjatë zgjedhjeve lokale vitin e kaluar në Turqi, në të cilën partia qeverisëse humbi Stambollin, partia kryesore e opozitës, CHP, bëri fushatë kundër refugjatëve sirianë dhe ishte e suksesshme me këtë”, tha ajo për Euronews.

“Kështu që të gjithë janë nën presion brenda vendit për t’u marrë me sirianët dhe një nga idetë ishte kthimi i tyre në disa zona të sigurta”, ka shtuar ajo.

Mirëpo a po zbatohet marrëveshja BE-Turqi e vitit 2016?

Në mars të vitit 2016, Brukseli dhe Ankaraja arritën një marrëveshje që synon të kontrollojë numrin e migrantëve që hyjnë në Evropë përmes Turqisë.

BE ra dakord t’i paguante Turqisë 6 miliardë euro, dhe ofroi të tjera mundësi, si përshpejtimin e heqjes së kufizimit të vizave.

Mirëpo, Stiglmayer thotë se marrëveshja tani ka përfunduar dhe Turqia ka pritur për një sinjal që fondet do të mund të vazhdojnë.

Pjesë e marrëveshjes ishte edhe angazhimi i vendeve evropiane për të marrë refugjatë nga Turqia, në këmbim të migrantëve të paligjshëm që kishin arritur në Evropë.

“Deri më tani rreth 30,000 persona janë strehuar në katër vjet”, vazhdoi Stiglmayer.

Sa refugjatë do t’ia mësyjnë Evropës?

Erdogan ka thënë që miliona migrantë dhe refugjatë mund të shkojnë së shpejti drejt Evropës, sapo të hap Turqia kufijtë për ta.

Mirëpo, Greqia ka qëndruar e fortë në kufijtë e saj tokësor, duke deklaruar se ka ndaluar hyrjen e së paku 10,000 migrantëve.

Stiglmayer përplasi çështjen e migrantëve nga Turqia, dhe hodhi dyshime se sa do të udhëtojnë drejt Evropës.

Rreth 90 për qind e refugjatëve në Turqi janë nga Siria dhe trajtohen mirë në krahasim me të tjerët, shtoi ajo.

“Ndoshta ka një lëvizje mes bashkësive të migrantëve në Turqi”, tha ajo.

“Dhe ata mendojnë se mund të ketë një mundësi tjetër për të arritur në Evropë”, shton ajo.

“Mendoj se më shumë njerëz do të shtohen në kufi, dhe është një situatë tejet e paqëndrueshme sepse janë të zemëruar”, citohet të ketë thënë ndër tjerash.

“Unë mendoj se kjo varet nga situata individuale. Jam e sigurt se ka familje siriane që kanë filluar një jetë të re, të cilat ia bëjnë disi. Ndoshta nuk është një jetë e shkëlqyeshme, por fëmijët mund të shkojnë në shkollë, të marrin ndihmë sociale, t’i ofrohet kujdes shëndetësor”, shton Stiglmayer.

“Refugjatët jo-sirianë kanë shumë më pak të drejta, sidomos nëse jeni beqar, normalisht ekziston presioni për të fituar para për t’ju siguruar jetesën familjarëve”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Çfarë duhet të ndodhë më tutje?

“Unë mendoj se tani çështja është në dorën e gjykatës së Evropës”, tha Ulgen.

“Ata duhet të reagojnë ndaj asaj që po ndodh”, shton ai.

“Dhe nëse reagimi merr formë me Turqinë për çështjen e refugjatëve, atëherë këta njerëz që janë bllokuar aktualisht në tokën e askujt nuk do të kthehen në Turqi”, thotë Ulgen.

Ulgen gjithashtu bëri thirrje për një mision të BE të mbështetur nga NATO për të qetësuar katastrofën humanitare që po ndodh në Idlib.

“Unë mendoj se ky nuk është vetëm një problem evropian, bota gjithashtu duhet të përballet me situatën në Idlib”, tha Stiglmayer.

“Sepse një milion refugjatë ose më shumë janë nën kushte tmerruese dhe tani ata kanë nevojë për ndihmë. Nëse luftimet vazhdojnë dhe më shumë dhe ata zhvendosen për në kufijtë e Turqisë, kësaj të fundit i duhen tre sigurime se ata nuk do të lihen vetëm”, thotë ajo.

Mediat turke publikojnë pamjet, thonë se tregojnë momentin kur forcat greke të sigurisë sulmojnë me shkopinj refugjatët
Lexo po ashtu Mediat turke publikojnë pamjet, thonë se tregojnë momentin kur forcat greke të sigurisë sulmojnë me shkopinj refugjatët

“Por udhëheqësit e BE duhet të ulen me Erdoganin dhe të thonë qartë se mbështetja për refugjatët në Turqi do të vazhdojë”, Stgilmayer deklaron.

“Sipas mendimit tim, ne madje duhet të paguajmë më shumë se 6 miliardë në katër vjet. Sepse nuk janë aq shumë para”, thotë ajo.

Alexandra Stiglmayer shprehet se pagesa e Turqisë për t’i strehuar ata do t’i kushtonte Evropës 31 euro për refugjat në muaj.

“Kjo është pagë e vogël për evropianët, pasi që një refugjat në Gjermani ose Belgjikë apo edhe në Francë paguhet të paktën 1,500 euro në muaj, duhet të përmbushet kujdesi shëndetësor, akomodimi, sistemet sociale, ushqimi, etj. Pra, kjo është një marrëveshje e mirë për Evropën”, ka deklaruar Stiglmayer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Azia
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori