LAJMI I FUNDIT:

Krivokapiq akuzoi Abazoviqin se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e Malit të Zi

Krivokapiq akuzoi Abazoviqin se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e Malit të Zi

Takimi midis udhëheqësit të shumicës në pushtet të Malit të Zi dhe kryeministrit, Zdravko Krivokapiq përfundoi me akuza për përmbysjen e qeverisë, të bëra nga kryeministri në dëm të Frontit Demokratik pro-Serb dhe zëvendëskryeministrit për Sektorin e Sigurisë, Dritan Abazoviq.

Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF), Milan Knezeviq, u tha gazetarëve pas takimit midis kryeministrit dhe liderëve të partive të shumicës qeverisëse se Krivokapiq akuzoi DF, zëvendëskryeministrin, Abazoviq dhe Ministrin, Vladimir Leposavicq për përmbysjen e qeverisë së tij.

“Ai tha se kishte informacion në lidhje me të”, u tha Knezeviç gazetarëve pas takimit, duke vënë në dukje se Krivokapiq i kishte akuzuar indirekt atë, Abazoviqin dhe Leposaviqin se ishin pas komplotit për të përmbysur qeverinë.


“Krivokapiq iu referua fotografisë dhe postimit tim në Twitter nga 4 Janari, kur unë fola me Abazoviqin në lidhje me mundësinë e kapërcimit të krizës në drejtësinë malazeze dhe thashë se kishte informacion të shumtë në lidhje me komplotin”, tha Knezeviq, raporton klix.ba.

Sipas tij, Kryeministri refuzoi të paraqiste informacionin që kishte, por pranoi se ishte takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Krivokapic më vonë shpjegoi se kishte biseduar me Gjukanoviqin në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe se nuk kishte pasur takime të fshehta me presidentin malazez.

Kriza brenda shumicës qeverisëse u shkaktua kur Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, mohoi gjenocidin në Srebrenicë.

Leposavic refuzoi të japë dorëheqje, kështu që shkarkimi duhet të diskutohet në parlamentin malazez, ku shumica e koalicionit qeverisës nuk dëshiron të mbështesë vendimin e kryeministrit dhe të heqë ministrin e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori