Deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti për shpërfillje të raportimit në këtë komision.
Pozitë dhe opozitë u shprehën të indinjuar me refuzimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për të diskutuar për raportin e auditimit të performances “Furnizimi me barëra dhe materiale shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19” dhe raportin “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”.
Madje disa prej deputetëve opozitarë i quajtën të papërgjegjshëm ministrat e qeverisë në raport me komisionet parlamentare.
Kryetarja e komisionit nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se arsyetimi i ministrit Latifi për të mos marrë pjesë në raportimin e sotëm, ishte se nuk i ka gjitha informacionet dhe koha për konfirmimin e takimit ishte e shkurtër. Sipas saj, ministri ka dhënë opsion që raportet nën prezencën e tij të shqyrtohen me datë 29 mars.
“Si komision nuk kemi përvojë të mirë sa i përket prezencës së ministrave dhe disponimit të tyre për të raportuar, megjithatë janë dy raporte jashtëzakonisht të rëndësishme. E dimë se ministri pak më vonë e ka marrë mandatin. Arsyetimi i tyre ka qenë se nuk i kanë të gjitha informacionet dhe nuk kanë qenë të përgatitur. Gjithashtu, koha për konfirmimin e takimit iu është dukur e shkurt”, tha ajo.
Kritik për mos prezencën e ministrave për të raportuar në këtë komision u shpreh edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani.
“Është shumë e vërtet që ne nuk jemi duke pasur praktik të mirë në raportimet që kemi, qoftë të ministrave apo institucioneve të tjera. Si e tillë ne bashkërisht jemi pajtuar në parim që t’iu dërgohet ftesa të gjithëve dhe momentin që nuk marrin pjesë në mënyrë automatike këto raporte të diskutohen dhe dërgohen në seancë në Kuvend”, deklaroi Rrahmani.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se ministrat e Qeverisë Kurti janë të papërgjegjshëm në raport me komisionet parlamentare.
“Me keqardhje e them po është një papërgjegjësi e ministrave në raport me komisionet parlamentare. Është e udhës të presim ministrin, por jo me datën 29 sepse ne kemi një agjendë të komisionit dhe të shikohet për një datë në javën e ardhshme. Në të kundërtën, mendoj se kjo çështje është shumë me rëndësi të diskutohet edhe në seancë. Pasi kemi të bëjmë me furnizim të barnave, kohën më të rëndë që kemi kaluar dhe menaxhimin e pandemisë”, tha Beqa.
Nga ana tjetër, megjithëse nuk është anëtar i këtij komisioni, deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu adresoi kritika edhe për raportet e auditimit.
“Ka disa gjëra që ky raport i auditimit nuk i prezanton dhe të cilat janë shumë të rëndësishme. Menaxhimi i parasë publike gjatë kësaj periudhe kohore. Ju njoftoj se Komisioni Parlamentar për Shëndetësi mandatin e kaluar bazuar në atë që është punuar si komision kemi dorëzuar në prokuroi një raport të keqpërdorimeve në kohën e pandemisë COVID 19. Auditimi nuk është marrë me këtë dhe është marrë vetëm në aspektet e furnizimit me barna, mangësitë dhe aspektet humanitare”, theksoi Haxhiu.
Krahas këtyre, komisioni diskutoi edhe për planin e punës dhe për agjendën në javët e ardhshme. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite