LAJMI I FUNDIT:

Kritika ndaj deputetëve, për mosrespektim të masave anti-COVID në Kuvend

Kritika ndaj deputetëve, për mosrespektim të masave anti-COVID në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pa distancë e pa maska po i shkelin masat anti-COVID pothuajse në çdo seancë kuvendore.

Mirëpo, pak metra nga objekti i Kuvendit të Kosovës, qytetarët po inspektohen e gjobiten për të njëjtat shkelje.

Këta të fundit janë të frustruar se përfaqësuesit e tyre në parlament nuk po i respektojnë masat.


“Natyrisht se është padrejtësi kjo që po bëjnë deputetët duke shkelur rregullat e vendosura nga IKSHPK-ja, prandaj edhe ata duhet të dënohen si qytetarët”, deklaroi për RTV Dukagjinin qytetari, Shyqri Dumani.

“Kjo është një padrejtësi pasi edhe në Kuvend e në çdo hapësirë duhet të përdoren maskat. Kjo është për të mirën e popullit dhe të familjeve”, shprehet qytetari tjetër Veli Duraku, përcjell Telegrafi.

“Është e padrejtë pasi epidemia vazhdon për të gjithë, jo për dikë po e dikë tjetër jo”, shprehet qytetari Masar Krasniqi.

Epidemiologu Shemsedin Dreshaj që është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës thotë se si deputetët ashtu edhe qytetarët nuk po respektojnë masat anti-COVID.

“Numri i gjobave që shqiptohet në nivel vendi janë minore në raport me respektimin e masave standarde. Është shumë e vërtet që distanca në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston. Maskën disa e mbajnë e disa nuk e mbajnë”, deklaroi Dreshaj.

Kritika për deputetë ka edhe Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve.

“Në Kuvendin e Kosovës deputetët janë duke qëndruar pa maska. Në anën tjetër shumë qytetarë e biznese po gjobiten për shkak të shkeljes së masave, derisa politikanët po iu shmangen këtyre gjobave. Në këtë e shohim si një qasje diskriminuese dhe arbitrare ndaj qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Kodra.

Vetëm gjatë kësaj jave rreth 3 mijë qytetarë janë gjobitur për mos respektim të masave anti-COVID./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori