LAJMI I FUNDIT:

Kristjan Asllani debuton me Interin në Serie A

Kristjan Asllani debuton me Interin në Serie A

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka fituar minutat e parë në Serie A me Interin.

Asllani u transferua në këtë verë te Interi nga Empoli për një shifër huazimi prej tre milionë eurosh me obligim blerje për 11 milionë tjera.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka shkëlqyer në përgatitjet para-sezonale dhe në miqësore, duke fituar besimin e trajnerit Inzaghi.


Kristjan Asllani - numri i fanellës, e përbashkëta me Interin dhe historia e tij motivuese deri tek transferimi te Nerazzurrët
Lexo po ashtu Kristjan Asllani - numri i fanellës, e përbashkëta me Interin dhe historia e tij motivuese deri tek transferimi te Nerazzurrët

Megjithatë, iu desh vetëm ndeshja e javës së dytë të edicionit 2022/23 në Serie A që Asllani ta fitojë debutimin me fanellën e Interin.

Pasi nuk luajti asnjë minutë në fitoren e vështirë në udhëtim te Lecce, Asllani fitoi minutat e parë në shtëpi ndaj Spezias.

Simone Inzaghi vendosi t’ia dhuroj debutimit 21-vjeçarit shqiptar në minutën e 85-të duke e zëvendësuar me kroatin Marcelo Brozovic.

Pas këtij debutimi, Asllani pritet të fitojë vazhdimisht minuta pasi është një lojtar që mund t’i mbuloj disa role, teksa është lavdëruar nga drejtuesit dhe trajneri Inzaghi. /Telegrafi/

https://twitter.com/snkarmadio/status/1561094126271172608

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori