LAJMI I FUNDIT:

Kristian Prenga më 24 mars ngjitet në ring përballë kanadezit Tim Chemelli

Kristian Prenga më 24 mars ngjitet në ring përballë kanadezit Tim Chemelli
(Foto: Facebook/Kristian Prenga)

Kampioni i botës në kik-boks, Kristian Prenga, do të ngjitet në ring gjatë këtij muaji për t’u përballur me kanadezin Tim Chemelli.

Në një duel boksi gjashtëraundësh, shqiptari do të vazhdojë përpjekjet drejt boksit profesionist në meçin që zhvillohet më 24 mars në Metro Toronto Convention Centre.

Statistikat e Prengës janë 6-1 (gjashtë nokaute), kurse rivali i tij 36-vjeçar ka rekord 4-2 (katër nokaute).


(Foto: Facebook/Kristian Prenga)

Shqiptari 27-vjeçar, i cili ka lindur në Orosh të Mirditës, e ka publikuar lajmin në rrjetet sociale duke treguar ambiciet e tij për të arritur sukses.

“‘Sy shqiponja’ në ring me 24 mars. Në një super përballje, kampioni Kristian Prenga ndeshet me Tim Chemelli në Kanada”.

Përgjegjësia është shume e madhe, por akoma më e madhe është dëshira për t’ju bërë krenarë me arritjen e radhës”.

“Dita e madhe po vjen. Mos e humbni!”, shkruan në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori