Kristi Aliaj dhe Luiz Ejlli u njohën për publikun gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania 2.

Ata patën momente rivaliteti brenda formatit, gjë që ka lënë gjurmë edhe pas daljes nga shtëpia e famshme e reality shout.


Në një intervistë për “Andale”, Kristi u shpreh hapur për muziken e Luizit, duke thënë se nuk i pëlqejnë zhanret që ai zgjedh të eksplorojë.

Foto: TikTok

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë, më vjen keq se ka gjithë atë hapësirë të bëj këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë shajnë sa më shumë”, u shpreh Kristi.

Deklarata e tij tregon se rivaliteti mes tyre nuk ka mbaruar plotësisht dhe se Kristi ka një mendim kritik për drejtimin muzikor të Luizit, pavarësisht hapësirës dhe mundësive që ky i fundit ka për të krijuar muzikë.

Megjithatë, Kristi thekson se secili ka stilin e vet dhe të drejtën për të ndjekur rrugën muzikore që dëshiron, duke e konsideruar këtë pjesë të lirisë artistike.

E në atë edicion këngëtari nga Shkodra u shpall edhe fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

@andale.al Videon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ ANDALE AL
♬ original sound - Andale.al