Gazetari amerikan me prejardhje serbe, Stojan Pribiçeviq, në veprën e tij “World without end. The Saga of Southeastern Europe” (“Bota pa fund: Saga e Evropës Juglindore”, Nju-Jork, 1939), rrëfen se kur fshatarët serbë refuzuan t’i bashkoheshin revoltës kundër osmanëve (1804-1813), Karaxhorxhi natën i vari trupat e turqve – të vrarë nga njerëzit e tij në një pritë – për t’i frikësuar fshatarët. Vetëm atëherë fshatarët serbë iu bashkuan rebelëve në kodra – nga frika e shtypjes turke (Bozeva-Abazi, 2021). Kjo është një skenë historike që flet se si serbizmi historikisht ka shfrytëzuar gjakun dhe manipulimet për të ngjallur te popullata “shovinizmin dhe nacionalizmin e tërbuar” (Nairn, 1997).
Në një shkollë e propagandës që shtrihet deri në ditët e sodit kur politika aktuale serbe përmes aktorëve si Vulini mundohet të ndryshojë faktet për gjenocidin e bërë në Kosovë, duke pretenduar se rastet si Reçaku kanë qenë vetëm inskenime apo teatër. Dalëngadalë kjo propagandë makinerinë e ekzekutimeve dhe shfarosjes masovike të drejtuar nga terrori shtetëror, pra vrasësin tenton ta paraqesë si sakrificë.
John Armstrong dhe Anthony D. Smith përmendin termin mitomotor që nënkupton burimet etno-simbolike paraekzistuese që luajnë rol kyç në ringjalljen e nacionalizmit. Narrativa e sakrificës është thelbi i mitomotorit serb (Smith, 1991), nga versioni më i vjetër – miti i Kosovës – deri te variacionet bashkëkohore që përmbush kërkesat e kombit modern serb. Martirizimi, viktimizimi, padrejtësitë, vuajtja, mbretëria qiellore dhe vdekja janë fjalët kyç të propagandës serbe, të narrativit paradigmatik nacional sakrifikues (Daković, 2018) Kjo shkollë këtyre u reinkarnua në krye me Vulinin, me prejardhje nga Bosnja, individ kontrovers, promovues i bustit të Millosheviqit, i shpallur në vitin 2018 nga Kroacia si persona non grata për shkak të emërtimit të shtetit kroat si fashist. Ky politikan, bashkë me Daçiqin, pjesë e regjimit të Millosheviqit gjatë viteve 1990, pohojnë se krimineli në fjalë s’ka kurrfarë faji për krimet në BeH, se politika e tij ka qenë e drejtë dhe se vendimi i Hagës për Karaxhiqin e vë në pikëpyetje politikën e Perëndimit ndaj Serbisë nga vitet 1990 e deri më sot.
Vulini, i cili i pari ka përdorur sintagmën “bota serbe”, këtyre ditëve “u vetëaktualizua” me deklaratën se masakra e Reçakut ishte montuar dhe përgatitur për të justifikuar krimin e bombardimeve të NATO-s. Dhe në këtë drejtim lansoi një antiart, antifilm, serialin në gjashtë vazhdime “Dosja e Kosovës” që mohon të vërtetën e luftës së Kosovë, gjenocidin paramilitar dhe të policisë e ushtrisë zyrtare serbe ndaj shqiptarëve: “Serbia e ka pasur të ndaluar ta kujtojë dhe ta shkruajë historinë, nëse nuk e shkruajmë ne, do ta shkruajnë të tjerët dhe ne do të jemi agresorë, kriminelë” – është shprehur Vulini, pa fije ndërgjegjeje; sikur Kroacia, BeH dhe Kosova ta kenë sulmuar Serbinë dhe të kenë bërë barbaritë më të paimagjinueshme. “Po i tregojmë gjithë botës se Reçaku ishte një gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë është mbi ata që e shpikën atë gënjeshtër”, ka deklaruar ai për Tanjugun.
“Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, ajo që ndodhi aty dhe mizoritë e kryera në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë” – iu kundërpërgjigj atij zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Reagoi edhe diplomati amerikan, William Walker, që i pari vizitoi vendin ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë; ai u shpreh se Reçaku është një e vërtetë e madhe të cilën e di bota mbarë, se ata që e mohojnë masakrën janë të përfshirë në të.
MPB e Serbisë dhe RTS po bashkëpunojnë në një krim më të rëndë se ai i 1998-1999-ës: tentojnë ta ndryshojnë historinë, fabrikojnë të pavërteta. Ky film është një krim shtetëror me të cilin merret disiplina e kriminologjisë që rrënjët i ka në vitet 1990, që hulumton dhe teorizon veprimet fatale të shtetit kombëtar modern, të cilin Penny Green dhe Tony Ward e quajnë devijim organizativ shtetëror që përfshin shkeljen e të drejtave të njeriut. “Dosja e Kosovës” është rivrarje e të vrarëve në të gjitha trojet e ish-Jugosllavisë, në veçanti e shqiptarëve të Kosovës, një “produkt kulturor” para të cilit asnjë shqiptar s’duhet të rrijë i qetë. Në veçanti institucionet dhe intelektualët bartin mbi supe përgjegjësinë e ruajtjes së kujtesës mbi këtë pikë të zezë të historisë së njerëzimit dhe këtë histori të trishtimit. Në këtë drejtim, duhet të krijohet një fond arkivor me fakte materiale për bëmat e kriminelëve serbë. Meqë kemi dëshmitarë të shumtë të ndodhive të para dy dekadave, duhet intervistuar, incizuar fjalën e tyre që peshon shumë. Duhet bërë publikime serioze me metodologji të avancuara që do ta konfirmojnë momentumin historik, gjenocidin e padisktueshëm. Edhe arti dhe filmografia duhet të mobilizohen që thuhet e vërteta siç ka qenë, siç e di ndërgjegjja globale.
Filmi është një nga format më të larta të artit. Bota e civilizuar akordon çmime filmike si “Greater Goodies” që afirmojnë faljen, pajtimin, empatinë dhe simbole të tjera të mirëkuptimit, që nënvizojnë më të mirën në njerëzoren. Sa keq kur filmi instrumentalizohet për qëllime antihumane! “Dosja e Kosovës” afirmon krimin, projektin satanik për shfarosje, për pogrom.
Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më tepër për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe fjalimet e urrejtjes nëse duan që shoqëritë e tyre të ecin përpara – pohoi dje në Beograd këshilltarja speciale e OKB-së për mbrojtje nga gjenocidi, Alice Wairimu Nderitu (RFERL, 2021). “Problemi bazik” i marrëdhënieve mes Serbisë dhe popujve fqinj “është mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës” – shtoi ajo duke vënë shenjë barazimi mes Srebrenicës, Ruandës dhe Holokaustit. /Burimi: Portalb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025