LAJMI I FUNDIT:

Krimi horror ndaj shqiptarit të murosur në Itali: Një grua e moshuar porositi masakrimin e shqiptarit

Krimi horror ndaj shqiptarit të murosur në Itali: Një grua e moshuar porositi masakrimin e shqiptarit

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për historinë e Astrit Lamajt, shqiptarit që ishte zhdukur në vitin 2013 në Genoa të Italisë dhe u gjet i murosur në një vilë që po rikonstruktohej.

Policia italiane arrestoi dy ditë më parë 4 personat që ekzekutuan shqiptarin dhe zbuloi se ish e dashura e tij në shenjë hakmarrje kishte porositur vrasjen duke paguar në total 6 persona.

Gruaja, sot 64 vjeçe kishte kërkuar vrasjen e Lamajt për arsye pasioni, pas prishjes së marrëdhënies së tyre dhe tashmë është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga territori italian përmes aeroportit të Genovas.


Ndërkohë sot të tjera detaje janë zbuluar nga media rreth krimit të pasionit.

Përveç braktisjes së të dashurës, duket se Lamaj i kishte grabitur italianes edhe disa bizhuteri. Prokurori i çështjes ka në dorë dëshminë e gruas italiane, e cila ka thurur gjithë planin për të marrë hak ndaj shqiptarit, raportojnë mediat italiane.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pritur më shumë se një vit, duke kërkuar pëlqimin e bosit në Riesi, vendin e saj të origjinës, në provincën e Caltanissetta për të kryer vrasjen.

Aty ajo pajtoi edhe ekzekutorët e Astrit Lamajt. Shqipatri u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge, por, sapo mbërrit, ai u rrethua nga disa njerëz.

Astrit Lamaj u rrah dhe u mbyt, ndërsa më pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës, ku u gjet në janar.

Prokuroria thotë se autorët e vrasjes janë të lidhur me qarqe mafioze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me “Cosa Nostra”.

“Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genoa, ka vepruar me ftohtësi befasuese. Edhe pse e njihte vëllain e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”, thotë prokurori.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori