LAJMI I FUNDIT:

Krijimi me urgjencë i Asociacionit dhe vendimet e vështira të politikanëve në Kosovë e Serbi – gjithçka që deklaroi shefja e USAID-it

Krijimi me urgjencë i Asociacionit dhe vendimet e vështira të politikanëve në Kosovë e Serbi – gjithçka që deklaroi shefja e USAID-it

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, gjatë këtyre ditëve ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ajo tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Power tha se Asociacioni duhet t’i përmbahet parimeve që i kanë paraqitur këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar.


Ajo ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, derisa ka përmendur si urgjencë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Power: Asociacioni sipas parimeve të Chollet dhe Escobar
Lexo po ashtu Power: Asociacioni sipas parimeve të Chollet dhe Escobar

“Si përfaqësuese e lartë e Administratës Biden kam ardhur të përforcojë mesazhin për rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve, të cilat do të prodhojnë një normalizim, i cili do të jetë tej mase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë shumë i mirë dhe dobishëm edhe për biznesin. Kemi pasur diskutime edhe për urgjencën e krijimit të Asociacionit,  si dhe rëndësinë e kthimit të serbëve të Kosovës në institucione, sa më parë që të jetë e mundur. Gjithashtu edhe zbatimit të plotë të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Po ashtu kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazën e ardhshme të dialogut me propozime specifike. Ne e kemi bërë shumë të qartë përmes zotëri Chollet dhe Escobar se cilat janë parimet dhe po ashtu besojmë se çdo asociacion do t’iu përmbahet atyre kushteve”, tha ajo.

Këto komente, Power i bëri në ditën e dytë të vizitës së saj në Kosovë, gjatë së cilës bashkë me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri hapjen e ankandit të parë të Kosovës për një park të energjisë diellore me kapacitet prej 100 megavatësh.

Ndërkaq gjatë ditës derisa zhvilloi një shëtitje me një grup të rinjsh në parkun Gërmia në Prishtinë, ajo tha se politikanët në Kosovë dhe Serbi duhet të marrin vendime të vështira për krijimin e perspektivës për të rinjtë.

“Sapo përfundova një ecje të mrekullueshme me të rinj të mrekullueshëm që sjellin histori vërtet të ndryshme, perspektiva vërtet të ndryshme, vijnë nga komunitete të ndryshme këtu në Kosovë, por ndajnë dëshirën për të parë njerëzimin e përbashkët tek të gjithë. Këta janë të rinj që përpiqen, për shembull, nëse ata jetojnë në Prishtinë vizitojnë Mitrovicën e Veriut, nëse jetojnë në Mitrovicën e Veriut ata vijnë dhe sigurohen që po ndërveprojnë me të rinjtë që kanë ëndrra dhe ambicie, që duan të bëjnë punë të mira, dhe të ndërtojnë dhe krijojnë gjëra të mrekullueshme këtu në Kosovë”, tha ajo.

Shefja e USAID-it: Politikanët duhet të marrin vendime të vështira në Kosovë
Lexo po ashtu Shefja e USAID-it: Politikanët duhet të marrin vendime të vështira në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi, pa vonesa dhe pa kushte.

“11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneksin e zbatimit dhe kjo duhet të ketë zbatim të plotë pa vonesa dhe pa kushte. Kjo është ajo që do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel”, tha kryeministri Kurti.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pritet të takohen të hënën e javës që po vjen në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori