Nensi Dojaka tashmë është bërë një emër jashtëzakonisht i njohur në të gjithë botën në saje të krijimeve të saj.

Detajet e prerjeve që kreatorja shqipare i filloi së pari në koleksionet e saj tashmë janë bërë trend absolut në të gjithë botën.


Natyrisht që me gjithë këtë bujë krijimi i saj nuk do të mungonte as në tapetin e radhës të kuq të yjeve me famë botërore.

soojmooj 282672713 689574015472620 7701971026905837485 n

Festivali i Filmit në Kanë pati një madhështi shtesë me paraqitjen e modeles Soo Joo Park e cila zgjodhi fustanin e Nensit.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë krem të zbukuruar me detajet karakterizuese të prerjeve në pjesën e belit dhe gjoksit, duke treguar kështu trupin e modeles në formën më të mirë.

soojmooj 282488128 369805364968506 90840596714921324 n

Ajo kombinoi fustanin me sandale të bardha dhe një qafore ekstravagante të krijuar me perla, ndërkohë që flokët i mbajti të drejta me një ndarje në mes.

Ndryshe, kujtojmë se Nensi ka veshur edhe yjet e tjera me famë botërore si Daisy Edgar-Jones, Bella Hadid, Zendaya, Dua Lipa, Hailey Bieber, Lily Aldrige, Michelle Dockery,  Kendall Jenner dhe Madison Beer. /Telegrafi/

nensidojaka 283113409 122606290248675 2576400963466969811 n

nensidojaka 283246982 107072055347106 7293774050527564960 n

nensidojaka 282054393 5243074542416409 8534202211101307736 n