LAJMI I FUNDIT:

Kreu grabitje, dënohet me dy vjet burgim dhe 500 euro gjobë

Kreu grabitje, dënohet me dy vjet burgim dhe 500 euro gjobë

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 11qershor 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.S i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 317 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

“Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin M.S, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro.

I pandehuri akuzohet së më 12 maj 2019 në Ferizaj, së bashku me të miturën D.S me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze duke e sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarës S.H, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme e që vetës ti sjellin përfitim pasuror, fillimisht i pandehuri e ka kapur me duar për fyti të dëmtuarën duke ia marr me forcë telefonin, ndërsa e mitura D. ia kishte marr çantën nga krahu”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori