LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë kalon Vetingun

Kreu i Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë kalon Vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e 8 qershorit tha se Dedja ishte shfaqur bashkëpunues gjatë llogaridhënies me e-mail, në të cilën gjyqtari me karrierë 25-vjeçare kishte barrën e provës.

Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisionerja Xhensila Pine qëndroi gjatë tek pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit.


Gjyqtari kushtetues rezulton me një banesë në kryeqytet dhe një kredi prej 120 mijë euro. Por, si e dyshimtë u prezantua huaja prej 25 mijë eurosh e marrë prej tij tek dy familjarë. Në një kontratë, kunati i tij i ka dhënë 10 mijë euro borxh përmes një deklarate të firmosur gjatë kohës që ishte jashtë vendit. Deklarata e këtij borxhi më pas është korrigjuar dhe ka si huadhënës babain e kunatit.

Por, avokati Maks Haxhia nuk e shikon si problematike, pasi, sipas tij, ky moment është saktësim dokumentash. Në kontratën tjetër, i vëllai i ka dhënë një borxh prej 15 mijë eurosh, në të njëjtën kohë kur vetë ai kishte marrë një kredi prej 40 mijë eurosh.

Episodi tjetër ku u ndal Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka lidhje me një apartament në Golem, që i përket vëllait të Dedjes. Por, komisioni pyeti se përse kontrata e energjisë elektrike rezulton në emër të Bashkim Dedjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori