LAJMI I FUNDIT:

Kreu i FBK-së, Arben Fetahu: Ditë e madhe për sportin e kosovës

Kreu i FBK-së, Arben Fetahu: Ditë e madhe për sportin e kosovës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, është shprehur shumë i lumtur për miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata.

Kjo i hap rrugën zbatimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.

“Sot komuniteti i sportit i mori dy lajme të mira. Së pari, me shpresë u hoq edhe pengesa e fundit që sportistët e të gjitha niveleve, trajnerët, punonjësit, klubet dhe federatat sportive ta gëzojnë të drejtën që ligji ua ka akorduar që para dy vite e gjysmë, ndërsa hiç më më pak i rëndësishëm nuk është fakti se dëshmuam që presioni që të gjithë ushtruam këto ditë rezultoi me votim mbipartiak në organin më të lartë të Republikës”, ka pohuar Fetahu.


Ai më tutje ka deklaruar se nuk është se federata e basketbollit ka dhënë kontribut të madh në harmonizimin e ligjeve.

“Nuk është sekret se FBK-ja ka qenë pjesë kyçe e këtij procesi, madje edhe bartës kryesor i tij në momente të caktuara, andaj s’ka si të mos jemi krenarë sot. Sidoqoftë, meritë të madhe për këtë të arritur bartin pararendësit e mi dhe udhëheqësit e sportit në Kosovë që nga viti 2006, kur ka filluar të flitet e punohet në ligjin e sponzorizimeve në sport. Meritë ka edhe grupi hartues i akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji, pjesë e së cilit isha edhe unë, sepse krijoi mekanizma mbrojtës për sistemin fiskal të vendit dhe zhvillues për klubet dhe federatat tona”.

“Por, meritën kryesore e kanë sportistët tanë, përfshirë tetë reprezentacionet e Kosovës në basketboll sivjet, që mbrojnë ngjyrat e shtetit me nder dhe na bëjnë të ndihemi krenar me Kosovën tonë! Janë ata që bëjnë që politikanët t’i tejkalojnë ndasitë dhe armiqësitë politike për një çast, për t’i dhënë rinisë mundësi më të mirë zhvillimi përmes sportit!”, ka pohuar ai.

Çka parasheh ligji për sponsorizime në Sport?
Lexo po ashtu Çka parasheh ligji për sponsorizime në Sport?

Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori