Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë takuar sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku kanë diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.
Megjithëse ftesën për takim e kishte pranuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i sapo zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se nuk mund të merrte pjesë në takim, duke kërkuar kështu nga Osmani dhe Kurti që ta takohen ditën e premte, transmeton Telegrafi.
Por si shkoi takimi Osmani, Kurti dhe PDK?
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari Uran Ismaili, para u.d. presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të LVV-së, Albin Kurti, paraqiten dhjetë qëndrime, kryesisht për politikën e jashtme.
“Kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme, meqë presidenti i ardhshëm ka rol në përfaqësimin tonë, dhe qeveria luan rol të rëndësishëm në krijimin e politikës së jashtme. Para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së, varet prej 10 qëndrimeve që kemi ngrit në takim”, ka thënë Hoxhaj para mediave pas takimit.
Hoxhaj ka thënë se ka kërkuar nga Kurti që të distancohet nga dhuna politike e Vetëvendosjes në të kaluarën, por që sipas tij, ai nuk ka pranuar një gjë të tillë.
Takimi Osmani, Kurti dhe AAK
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunim për temat e interesit nacional.
“Të bashkëpunojmë për temat e interesit nacional çdo herë duke e ruajt vendin, por edhe me bë funksionale demokracinë vendit, duke pasur parasysh që synohet një koncertin i pushteteve në një parti në këtë rast me LVV-në”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai tha se në këtë takim nikoqirët kanë kërkuar konstruktivitet dhe partneritet pozitë-opozitë dhe natyrisht sipas tij, AAK është parti opozitare konstruktive.
Haradinaj theksoi se është detyra e Kurtit dhe Osmanit që të sigurojnë 2/3 e votave për zgjedhjen e presidentit.
“Detyra jonë nuk është me përkrahë koncentrimin e pushtëve në një dorë. Populli ia ka jep shumicën për krijim të qeverisë, nuk ia ka dhanë 2/3 e Kuvendit për Presidentin, është përgjegjësia e tyre me gjet formulën se si i bëjnë 2/3. Ne si Aleancë do t’i marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, tha Haradinaj.
Takimet e mbajtura sot janë komentuar edhe nga analistët politikë.
Analistët duke u bazuar në takimet e ditës së sotme mes Kurtit e Osmanit me liderët e PDK-së dhe më pas me atë të AAK-së shpresojnë se LVV mund të gjejë vota për Osmanin vetëm në LDK.
Vehbi Kajtazi thotë se Enver Hoxhaj pas takimit me Kurtin la të nënkuptohet se nuk do të jenë në Kuvend kur të votohet presidenti.
“Zoti Haradinaj ishte shumë më i qartë në këtë kundërshtim dhe siç po shihet me të vërtet “presidenti kalon nga zyra e LDK-së”. Por nuk e përjashtojë mundësinë që edhe këta të refuzojnë t’ia bëjë kuorumin Osmanit për presidente”.
Arton Demhasaj thotë se gjasat më të mëdha janë që LDK të krijojë kuorumin për Vjosa Osmanin pasi sipas tij janë akuzuar shumë në të kaluarën që i bënë numrat Hashim Thaçit për president.
“Pos Rugovës, asnjëherë nuk kanë qëndruar në sallë subjektet opozitare kur është votuar presidenti. Obligimi për të siguruar këtë kuorum bie mbi pushtetin”, tha Demhasaj në RTV Dukagjini.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës