Brendi "Flora S" i veshjeve, tashmë është i njohur në Gjermani. Edhe këtë vit, veshjet e finalisteve në spektaklin prestigjioz me përmasa republikane "Miss Germany", i janë besuar kreatores Flora Suldashi, krijueses së brendit "Flora S".

Spektakli është mbajtur në resortin turistik international "Europapark" dhe të pranishëm në publik kanë qenë kryesisht shtresa elitare dhe një numër i madh i medieve nga Gjermania.


Flora Suldashi, këtë vit ka prezentuar një veshje serioze për larje, në ngjyrën e zezë të stilizuar në mënyrë diskrete, me gurë Swarovski.

"Koleksioni im për "Miss Germany 2017 " shpreh elegancë dhe është në frymë moderne, ka karakter serioz dhe paraqet silueten e femrës në mënyrë dinjitoze. Jam shumë e lumtur që kam gëzuar privilegjin të depërtoj në këto nivele superiore dhe të realizoj objektivin tim", thotë Flora Suldashi për Telegrafin.

"Koleksioni im i kostumeve për larje, është mirëpritur nga stafi i komisionit të "Miss Germany" (të theksoj se kjo është një koorporatë 90 vjeçare), kam marrë shumë fjalë të bukura pas spektaklit. Kolekcioni u realizua në Gjermani, pra është produkt "Made in Germany", me dëshirë në të ardhmen do të realizoja prodhimin edhe në Kosovë". /Telegrafi/

16880560 1748545781838095 1749243374 o

16910673 1748545758504764 2108727220 o

16976159 1748545735171433 260942579 n

16880613 1748545805171426 1919268000 o

16923310 1748545695171437 1339202326 n