Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se Bedri Hamza është njeriu më i përshtatshëm për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.
Ai theksoi se vendimi për të nominuar Hamzën si kandidat për kryeministër është bërë me bindjen se ai mund të adresojë sfidat me të cilat përballet vendi dhe të sjellë stabilitet.
Më tej Krasniqi ka sqaruar se vendimi për të mos kandiduar vetë për kryeministër erdhi nga një ndjenjë përgjegjësie për të udhëhequr partinë në një kapitull të ri, duke respektuar trashëgiminë e së kaluarës, por me fokus në të ardhmen.
“Besoj që edhe në raste të tjera pas nominimit nga ana ime të Bedriut si kandidat për kryeministër, dhe unë besoj plotësisht që do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, jam munduar që ta shpjegoj. Ndërlidhet edhe më këtë video që e paskët shkëputur nga dita kur bashkëpartiakët e mi ma kanë dhënë besimin që ta udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha po e jap një përgjigje të shkurtër, sepse jam i bindur siç kam qenë para se t’i them edhe Bedriut, që Bedri Hamza është kryeministri ma i mirë që mund ta ketë Kosova sot. PDK-ja siç thatë, ka kaluar në një fazë të vështirë në vitin 2020-2021 dhe për mua më shumë siç e thashë dhe vazhdoj ta besoj njëjtë siç e kam thënë në 3 korrik të 2021-tës, ka qenë më shumë përgjegjësi se sa ambicie që të jem kryetar i PDK-së.
Dhe kam kërkuar më shumë besim se sa vetëm një mandat dhe këtë besim e kam kërkuar sepse kam besuar se në kapitullin e ri në të cilin duhej ta udhëhiqja PDK-në do të duhej të ishte kapitulli i reflektimit ndaj asaj që kishte ndodhur. Dhe si parti, ne gjithmonë kemi reflektuar dhe kemi vepruar konform, ne besojmë nevojave të kohërave qoftë në themelimin e partisë, qoftë në vitin 2007 para shpalljes së pavarësisë, qoftë në 2014-tën kur patëm një rënie në zgjedhjet lokale, e besa edhe në vitin 2021 kur përjetuam, e them lirisht një traumë politike pas arrestimit të ish-kryetarit Veseli, presidentit Thaçi, zotit Krasniqi, Selimi dhe te tjerëve.
Andaj edhe në rrugëtimin e ditëve të para kur kam pasur ta nominoj e ta aprovoj Kryesinë e re, kam kërkuar që të kem besimin e bashkëpartiakëve për çka edhe i falënderoj edhe publikisht të gjithë, sepse kam dashur që ta fillojë një kapitull të ri, i cili siç e thashë, e respekton trashëgimin dhe të kaluarën, por fokusin e ka kah e ardhmja”, ka thënë Krasniqi.
Ai theksoi se edhe periudha pas zgjedhjeve parlamentare vitit 2021 ka qenë sfiduese për PDK-në.
“Nuk ka qenë e lehtë që të ballafaqohemi me zgjedhjet lokale vetëm disa muaj pas pikërisht atij hulumtimi që iu referove, ku ne ishim edhe më keq se sa në rezultatin e 2021-tës, sipas atij hulumtimi, dhe nuk ishte ndoshta edhe e lehtë që ta bindë edhe anëtarësinë, lidershipin, edhe zyrtarët edhe degët që ne duhej ta zhvillonim një fushatë ndryshe ku nuk duhej të kishte protagonizëm të madh dhe tema nacionale, por fokus të kandidatët dhe tek oferta e tyre lokale”, ka shtuar kryetari i PDK-së.
Në diskutimin e tij, Krasniqi kritikoi politikën aktuale të qeverisë dhe diskursin polarizues të kryeministrit Albin Kurti.
Ai theksoi se Kosova duhet të largohet nga popullizmi dhe nacionalizmi për t’u fokusuar në çështje thelbësore që shqetësojnë qytetarët, si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe migrimi i të rinjve.
“Por pastaj edhe për krejt periudhën e opozitarizmit dhe mënyrës së opozitarizmit e deri edhe tek nominimi i Bediriut. Kosova, populli i Kosovës është mjaftueshëm i përçarë dhe i polarizuar dhe ky është efekt i politikave dhe narracionit të diskursit krejtësisht të gabuar, në radhë të parë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit Albin Kurti. Dhe jo vetëm gjatë kohës sa ka qenë në qeverisje, dhe sidomos sa ka qenë në opozitë. Dhe unë besoj që ne duhet të dalim prej kurthit të popullizmit të cilin e ka instaluar e edhe nacionalizmin të cilin e ka rritur në këtë fazë kryeministri i vendit dhe të kthehemi tek temat të cilat vërtetë iu interesojnë familjeve kosovare, preokupimet e tyre ditore e që ndërlidhen me koston e jetesës, ngritjen e çmimeve, me ekonominë e stagnume, me shëndetësinë në kollaps në sektorin publik, me arsimin e degraduar, dhe po ashtu edhe me largimin e madh të njerëzve e sidomos të rinjve dhe profesionistëve të Kosovës”.
Sipas Krasniqit, Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për kryeministër për shkak të përvojës dhe integritetit të tij. Ai përmendi kontributet e Hamzës si ministër i financave, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe aktualisht si kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Krasniqi theksoi se Hamza është lideri i duhur për të sjellë stabilitet dhe progres për vendin.
“Dhe besoj që një njeri si Bedri Hamza, i dëshmuar jo vetëm në jetën publike, në kohën kur e njeh edhe opinioni më i gjerë si ministër i financave dy herë, zëvendësministër para saj, si guvernator i BQK-së, sot edhe si kryetar i Mitrovicës, por edhe për faktin që kudo që ka vepruar, duke filluar si një nga profesionistët e ri të kohës në Trepçë, pastaj edhe në sektorin privat, në vitet e rënda, në vitet e ’90-ta, si një nga udhëheqësit e Komunës së Mitrovicës, menjëherë pas luftës, e edhe këtë pjesë të biografisë që ia dinë të gjithë, ka qenë njeri i dëshmuar, mbi të gjitha, i ndershëm, profesionist, i vendosur, dhe një njeri që gjithmonë ka udhëhequr me duar të pastra, dhe me ekipe të jashtëzakonshme të ekspertëve dhe profesionistëve rreth tij”, është shprehur Krasniqi në Debat Plus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria shqiptare miraton planin e sigurisë për kultivimin e kanabisit mjekësor
Punonjësit e policisë gjetën një vajzë 14-vjeçare nga Karposhi, të cilën e kërkonin prej tre muajsh
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?