Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi sot ka vizituar një kompani që merret me prodhimin e maskave në Malishevë. Nga aty ai ofroi përkrahje për të gjitha bizneset për tejkalim të krizës që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Krasniqi tha se tashmë edhe me Ligjin për Rimëkëmbje do kenë më shumë mundësi t’u dalin në ndihmë bizneseve prodhuese në vend.
“I inkuarojë që biznesin e tyre dhe kapacitetet e tyre t’i rrisin edhe më tepër. Tashmë si qeveri kemi miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ligj i cili parasheh që t’i mbështesë mbi 80 përqind të bizneseve që janë atakuar më së shumti, sigurisht do kenë mundësi të përfitojnë… Ne si MTI përveç kësaj gjatë këtij viti kemi ndarë edhe grante me makineri, me pajisje teknologjike në certifikata të standardeve ISO, dhe po ashtu në planin e vitit 2021, kemi rrit buxhetin dhe që përmes Ligjit për Rimëkëmbje, diku rreth 10.4 milionë euro do ndahen për bizneset kosovare”, tha ai.
Kurse, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha tha se është inkurajuese që bizneset, krahas vështirësive që po i kalojnë, po vazhdojnë me prodhim.
“Po kalojnë pothuasje rreth nëntë muaj të pandemisë në Kosovë. Sikurse edhe në gjithë globin, bizneset po ballafaqohen me vështirësi të mëdha, andaj ne jemi këtu bashkë me ju për t’i parë shqetësimet dhe hallet e tyre që janë ballafaquar gjatë kësaj periudhe kohore. Është inkurajuese që bizneset po vazhdojnë punën”, theksoi ai.
Kurse, pronari i kësaj kompanie, Naser Hoxha tha se kjo kompani bënë prodhimin e maskave 24 orë dhe rreth 80 përqind e prodhimit është i destinuar për eksport.
“Prodhimin e bëjmë këtu 24 orë pa ndërprerë. Prodhimet tona janë të destunara për tregun evropian, thuajse 80 përqind e bëjmë për eksport dhe shpresojmë që edhe në tregun e Kosovës më shumë të kemi hapësirë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit