Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në ministri se të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit.
Lidhur me kryetarët e zgjedhur në katër komunave veriore të vendit, ai ka thënë se do të organizohet ceremoni betimi në secilën komunë.
“Nuk digjet mandati i kryetarëve dhe asamblistëve të komunave, janë të parapara afatet ligjore që janë tri herë nga 15 dhe mandej prej momentit kur konstituohet Kuvendi fillon rrjedha e afatit prej 30 ditësh, për dhënien e betimit të kryetarëve të komunave. Me ta jemi dakorduar individualisht që me secilën komunë do ta organizojmë seancën e betimit të kryetarit dhe aty ku ka nevojë edhe të konstituimit të Kuvendit. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në MAPL që të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit dhe gjithçka do të jetë në proces të organizimit në mes Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, në sallën e Kuvendit Komunal aty ku e kanë vendin asamblistët dhe kryetari i komunës”, tha ai.
Pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin e vendit, dhe kryetarët e komunave të Kosovës, Krasniqi ka folur edhe për vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për çka ka theksuar se pas përfundimit të vlerësimit të ligjshmërisë, i njëjti do të dërgohet të instancat e tjera,
“Vendimi është marr në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është aktualisht në ministrinë tonë në trajtim e sipër, kurdo që përfundon vlerësimi i ligjshmërisë aktit ne do të dërgojmë tek instancat tjera”, tha ai.
Ndërsa lidhur me çështjen e të hyrave vetanake, ai ka thënë se Ministria e Financave i ka hapur dyert për zgjidhjen e këtij problemi.
“Sa i përket të hyrave vetanake ministri i Financave edhe në Kuvendin e Kosovës e ka dhënë përgjigjen meritore. Sot edhe njëherë ministri i Financave në emër të Qeverisë e hapi derën për zgjidhjen e këtij problemi faktikisht nuk është problem për shkak se ne vetëm po e implementojmë një amendament të bërë në ligjin e buxhetit. Nëse duhet të ndryshohet ky amendament atëherë sot ministri i Financave edhe njëherë u kërkoi kryetarëve të komunave të bëjnë kërkesë dhe ajo do të trajtohet. Gjithashtu, edhe çështja e pronës është diskutua ne si qeveri kemi impelemtnuar ligjin, është bërë një vlerësim i pronave dhe përgjegjësia i është jep në vitin 2018 ministrisë së Financave, në bazë të kësaj vlerësimi të pronave është caktuar edhe përgjegjësia e secili nivel dhe tani është plotësim ndryshimi i ligjit të tatimit në pronë dhe sigurisht që do të merren parasysh të gjitha kërkesat edhe të nivelit lokal por edhe si nivel qendror”, theksoi ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova