Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi i ka quajtur të pasakta dhe absurde deklaratat e kryeministres të Serbisë, Ana Bërnabiq se “Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat”.
Krasniqi, i cili edhe i ka dërguar një letër kryeministres serbe për të diskutuar për pakicat, ka thënë për KosovaPress se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet të kenë trajtim të njëjtë sikurse që kanë serbët në Kosovë.
Sipas tij, Kosova prin sa i përket respektimit të të drejtave të komuniteteve, veçanërisht në jetën publike.
“Letra nuk është veprimi i parë ku ne kemi diskutuar mbi të drejtat e pakicave apo komuniteteve joshumicë në Kosovë… Thellësisht besoj që Kosova jo vetëm në krahasim me Serbinë, por edhe me vendet të tjera në regjion ka një gamë më të gjerë në respektimin, promovimin e vlerave të komuniteteve pjesëmarrjes së tyre në jetën publike.
As që krahasohet niveli i të drejtave shumicë në Kosovë me ato në Serbi dhe për këtë unë e ftova Bërnabiq nëse beson vërtet për atë çka e ka deklaruar që të diskutojmë dhe të bëjmë edhe ‘një të tillë’ edhe për komunitetin serb në Kosovës”, ka thënë ai.
Krasniqi ka përgënjeshtruar deklaratat e Bërnabiqit për të drejtat e komuniteteve në Serbi, për çka ajo pretendon se zbatohen me përpikëri.
“Më 4 shkurt kryeministri Kurti ka pasur takim me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi edhe të boshnjakëve në Serbi dhe ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për të drejtat dhe respektimin e niveleve të të drejtave dhe promovimit të tyre në Serbi, për atë edhe deklarata e Bërnabiqit ishte sa e pasaktë aq edhe absurde”, ka thënë Krasniqi.
Sipas ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Kosova është ajo që garanton të drejtat e pakicave dhe se për këtë shqiptarët e Luginës i drejtohen institucioneve kosovare, meqë në Serbi nuk trajtohen siç duhet.
Kjo siç është shprehur ai, ka bërë që Qeveria e Kosovës të jetë adresa e vetme për shqiptarët e Preshëvës, Medvegjës e Bujanocit.
“Sigurisht që po dhe besoj që asnjë qeverisje sikurse qeveria aktuale nuk ka pas vëmendje për shqiptarët në Luginë, Preshevë e Medvegjë, edhe fakti që edhe komunitetet tjera në Serbi jo vetëm shqiptarët e shohin Qeverinë e Kosovës si një adresë për të diskutuar këto të drejta tregon shumë“, ka shtuar Krasniqi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker