LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Regres e degradim në secilin sektor të vendit

Krasniqi: Regres e degradim në secilin sektor të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike vendit, Memli Krasniqi sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se në çdo sektor të vendit ka regres e degradim.

Krasniqi tha se kjo qeveri dhe kryeministri Albin Kurti nuk po kanë guxim të trajtojnë një “virus helmues për shtetin”, duke aluduar në rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

“Ka disa muaj që kjo qeveri e kryeministri Kurti nuk kanë guxim të trajtojë një virus helmues për shtetin…U raportua në mediat sllovene për një skandal që ishte i përfshirë ambasadori Martin Berishaj…”, tha Krasniqi.


Ai tha më tej se tashmë po shihet qartë që prapa kësaj afere të ambasadorit Berishaj fshihet lidhja e thellë pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit.

“Shkarkimi i Ambasadorit Berishaj më nuk mjafton. Duhet të bëhen hetime serioze dhe t’u jepet përgjigje pyetjeve – juridikisht, politikisht dhe moralisht. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo qoftë që është në këtë piramidë” tha kreu i PDK-së.

Sipas tij, raportimet për këtë skandal kanë ardhur vetëm duke u shtuar, ndërkaq reagimi institucional në shpërputhje me seriozitetin e këtij rasti.

Ai tha se përmes heshtjes po tentohet të tejkalohet situata e krijuar pas skandalit të Martin Berishajt. “Vetëm po e konfirmojnë se edhe vet janë të përfshirë…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas kryetarit të PDK-së si mund t’ju shpjegohet qytetarëve dhe fëmijëve që duan t’i rrisin ndershëm se një ambasador tërhoqi mbi 1 milion e 500 mijë euro kesh të marra prej një kompanie serbe që tregton energji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori