Pas rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Rrezarta Krasniqi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ngritur shqetësime serioze për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve.
Ajo ka deklaruar se është vërtetuar ajo që kishte ngritur si shqetësim dhe se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në fletëvotime.
“Nga rinumërimi që ka ndodhur në QNR është vërtetuar ajo që kam ngritur si shqetësim që nga 16 shkurti,” ka thënë Krasniqi, duke theksuar se, në momentin kur nuk dihej ende se kush do të ishte deputet, ndodhi një seri manipulimesh në procesin e votimit.
Ajo ka përmendur ndërhyrjet me kimik dhe shtimin e votave që nuk ishin të vlefshme.
“Nga ky rinumrim po vërtetohet ndryshimi i votave për kandidat të caktuar ndërhyrje në fletëvotim (me kimik),janë shtuar vota në sistem pa qenë fare në kuti dhe shumë parregullsi të tjera, ku për shkak të këtyre ndërhyrjeve jam dëmtuar personalisht me dhjetra vota bashkë me disa kandidatë të tjerë në listën tonë dhe padyshim vërehet se edhe janë shtuar vota disa kandidatëve të tjerë, ku njërit kandidat nga Vushtrria i kanë shtuar 88 vota të cilat nuk i kishte marrë nga vullneti i qytetarëve por nga njerëzit e tij në QNR”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka kritikuar ashpër ata që akuzuan se ajo kishte humbur vetëm një votë, duke shtuar se nuk është e vërtetë dhe se kanë qenë fletëvotimet që janë shpallur të pavlefshme.
“Sa i përket akuzave nga ata që kanë manipuluar me vota, se kinse kam dalë 1 votë më pak, aty vërehet qartë se ajo votë nuk është më pak, por ata kanë tentuar ta shtojnë edhe kandidatin në fjalë dhe ai fletëvotim është shpallur i pavlefshëm sikurse janë shpallur mbi 20 fletëvotime vetëm në një vendvotim që kanë ndikuar në rezultatin e shumë kandidatëve”, ka thënë Krasniqi, duke i referuar ndodhisë që ka ndikuar në rezultatin final të shumë kandidatëve.
Përfundimisht, Krasniqi ka kërkuar që procesi të hetohet më thellë dhe ka shtuar se do të publikojë një raport të plotë për të dhënë detaje nga këto manipulime, pas hetimeve nga prokuroria.
“Për detaje më të hollësishme nga shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve të Vushtrrisë për mua si kandidate e LDK-së dhe disa kolegëve të tjerë do të njoftoheni pas raportit të plotë që do ta publikoj prokuroria,” ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë interes personal, por ka qenë gjithmonë në mbrojtje të demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve të Vushtrrisë.
“Demokracia për mua, për qytetarët e Vushtrrisë dhe votuesit e LDK-së është më e vlefshme se ambiciet personale tuaja. Drejtësia do të triumfojë!” ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja