Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të martën në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së. Por, për emërimin e dy anëtarëve të tjerë Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e Nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 84 si dhe nenin 113 të Kushtetutës, ku ekziston një paqartësi e këtyre dispozitave kushtetuese.
E në lidhje me këtë ka reaguar Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” i cili tha se presidentët në Kosovës janë duke e trajtuar Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyrë ligjore e Presidencës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kësaj praktike gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Hashim Thaçi.

“Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës, duke i dërguar pyetje për interpretim të dispozitave kushtetuese sa herë që kanë paqartësi. Kësaj praktike Gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Thaçi, madje njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht me emërimin e anëtarëve të KQZ-së”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Krasniqi ka dhënë dhe disa sqarime në lidhje më paqartësitë e presidentes Osmani për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
Sa i përket paqartësive të ngritura për emërimin e anëtarëve të KQZ-së:
- Duhet kuptuar që përbërja e KQZ-së nuk përfaqëson në mënyrë rigoroze përbërjen e Kuvendit.
Gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, pavarësisht dallimit që mund të kenë ndërmjet numrit të deputetëve në Kuvend. Ato barabarësish kanë të drejtën e emërimi të vetëm një anëtari.
Nëse ka më shumë se gjashtë grupe parlamentare, grupeve më të vogla nuk u takon e drejtën e emërimit të anëtarëve në KQZ.
Nëse janë më pak se gjashtë grupe parlamentare, fillimisht ndahet nga një anëtarë për secilin grup parlamentar. Pastaj në raundin e dytë shpërndahen vendet e mbetura sipas formulës së njëjtë të ndjekur në raundin e parë, duke nisur nga grupi më i madh dhe vazhduar tek grupet tjera sipas madhësisë, derisa të shpërndahen të gjitha vendeve të mbetura.
Në rastin e tanishëm, emërimet duhet të bëhen kështu: VV dhe PDK nga dy anëtarë, kurse LDK dhe AAK nga një anëtar.
- Kur subjektet politike kanë numër të barabartë të deputetëve, si në rastin e tri subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin boshnjak por që kanë të drejtën e emërimit të vetëm një anëtari, zbatohet kriteri i dytë i vlerësimit, që është numri i votave të marra në zgjedhjet e fundit.
Ndërkaq, edhe Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se mos kompletimi i plotë i përbërjes së re të KQZ-së nga ana e Presidentes së vendit, duke u thirrur në kërkesën për interpretim nga Gjykata Kushtetuese është i gabuar për të paktën dy arsye.
Cakolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se së pari, (sipas Komisionit të Venecias) ekzistojnë dy lloje të përfaqësimit të partive politike në trupën përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve – strikt dhe proporcional.

“Kosova, sipas kuadrit kushtetues dhe atij ligjor, aplikon modelin strikt të përfaqësimit në KQZ, me gjashtë grupe parlamentare që mund të propozojnë nga një anëtar, pa marrë fare parasysh fuqinë politike dhe numrin e deputetëve të atyre grupeve parlamentare. Edhe në rastet kur numri i grupeve parlamentare me të drejtë të propozimit është më i vogël, duhet që të ndiqet modeli i njëjtë, pra ai strikt, e të mos tentohet që për arsye politike, të kalohet tek përfaqësimi i modelit proporcional”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu theksoi se shumica e vendeve aplikojnë pikërisht modelin strikt duke synuar gjithë përfshirje, por edhe me qëllim të evitimit të situatave ku pozita mbivoton lehtësisht të gjitha vendimet në komisionet qendrore të zgjedhjeve.
“Së dyti, Gjykata Kushtetuese përmes praktikës dhe jurisprudencës së saj, ka përcaktuar që institucionet duhet të nxjerrin vet vendime në respektim të frymës kushtetuese, e të mos e shohin Gjykatën si trupë këshill dhënëse. Andaj, edhe dërgimi i çështjes, pos që me shumë gjasë nuk do të trajtohet fare në aspektin meritor nga Gjykata, do të afektojë panevojshëm funksionimin kushtetues të KQZ-së”, tha tutje Cakolli.
Ndërkaq siç u shpreh ai, vet letra e dërguar fillimisht nga Presidentja kishte ofruar indicie se mund të arrijmë në këtë pikë, meqenëse nuk ishte përcaktuar numri i anëtarëve që u kërkohet për propozim secilit grup parlamentare.
“Por, situata është e qartë, e kësisoj është edhe numri i anëtarëve që duhet të emërohen nga subjektet politike parlamentare, sidomos dy të mëdhatë që paraqesin çështjen kontestuese – LVV dhe PDK duhet të kenë nga dy anëtarë në KQZ secila”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, Cakolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët