Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi, ka paraqitur kërkesën e thirrjes së kësaj seance duke thënë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë epilogu i këtij procesi.
“Dialog me epilog, njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Fjalia bazë që e përmbledh interesin tonë shtetëror dhe konsensusin politik”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se do të kishte qenë e udhës që Qeveria të ftonte opozitën për një diskutim të tillë, të hapur e transparent që të na njoftonte për ecurinë e dialogut, transmeton Telegrafi.
“Do të ishte e udhës që në rast nevoje të na kërkonte edhe ndihmë me aq sa kemi potencial. Përballë Serbisë e aspiratave të saj nuk ka dallime, përball Serbisë jemi bashkë”, tha i pari i PDK-së.
Krasniqi tha se qëndrimet e PDK-së në raport me temën e dialogut janë të njohura dhe konsistente dhe kjo senacë ka karakter të kërkesës për informim legjitim, me atë se çfarë po ndodhë aktualisht në dialog dhe se cili është pozicioni i qeverisë përballë zhvillimeve të fundit.
“Kjo seancë nuk ka karakter të përplasjes e akuzës, por karakter informues. Nuk jemi këtu për të dhënë qëndrimet tona për çështje specifike sepse ne nuk e dimë cila është përmbajtja dhe aranzhmanet që ofrohen në propozimin franko-gjerman. Përkundër faktit se ju si kryeministër keni dështuar në pothuajse çdo fushë në rrafshin e brendshëm, nuk dua të besoj se në rrafshin e jashtëm jeni në gjendje që të shkoni aq larg sa të veproni kundër interesave të shtetit dhe të qytetarëve tanë. Sepse, Kosova nuk është projektuar, as s’mund të bëhet, e as nuk do të lejojmë të bëhet një shtet jofunksional dhe unë nuk besoj që as ju e keni këtë dëshirë”, tha Krasniqi.
Ai kërkoi nga Kurti të tregoi se cili është qëllimi i propozimit evropian dhe se a ofron i njëjti mundësinë e arritjes së nja marrëveshje finale apo vetëm krijimin e një status qou të re.
“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status kuoje të re që e zëvendëson status kuonë aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e Dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale? A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që i njeh si entitete sovrane edhe Kosovën, edhe Serbinë? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi?”, ka pyetur Krasniqi.
Krasniqi ka vazhduar me pyetjet drejt kryeministrit duke kritikuar everinë Kurti për mungesë transparence në këtë proces, transmeton Telegrafi.
“A e keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni se mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë? A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë? A e ofron propozimi një kornizë kohore të saktë se kur ndodhë njohja e ndërsjellë? Sa ka arritur qeveria që të përfshijë komentet dhe sugjerimet e veta në versionin e fundit të tekstit? Kush janë garantuesit e zbatimit të marrëveshjes që mund të arrihet përmes këtij propozimi? A keni garancione nga partnerët ndërkombëtarë se Kosova do të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, në rast se arrihet marrëveshja? Cilat do të jenë “karrotat” për Kosovën në rast të arritjes së marrëveshjes e cilët do të jenë “shkopinjtë” në rast se marrëveshja nuk arrihet? A ua keni kumtuar gjashtë kushtet tuaja për themelimin e Asociacionit partnerëve ndërkombëtarë dhe nëse ato nuk pranohen, a do të tërhiqeni prej ndonjërit nga ato kusht? Dhe, a parashihet vazhdimi i Dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes potenciale?”, ishin pyetjet e Krasniqit drejtuar Kurtit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit