LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi optimist: Kemi arritur kulmin e pandemisë, fundi i prillit shënon rënien e rasteve

​Krasniqi optimist: Kemi arritur kulmin e pandemisë, fundi i prillit shënon rënien e rasteve

Kosova ka hyrë në javën e gjashtë të pandemisë COVID-19. Deri më tani janë regjistruar 480 raste me coronavirus, ku 12 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Por infektologu, Valbon Krasniqi po shprehet optimist sa i përket kësaj pandemie.

Në një intervistë për KP Krasniqi ka thënë se vendi ynë tashmë gjendet në kulmin e kësaj pandemie dhe se fundi i prillit do të shënojë edhe rënien e numrit të të prekurve me këtë virus.


Madje ai thotë se në fillim të muajt maji mund të ketë lehtësim të masave dhe rifillim të kthimit në normalitet.

“Ne jemi klinicistë dhe kemi përcjell me vëmendje situatën nëpër shumicën e shteteve. Ajo çka unë e kam parë që shumica e shteteve kanë arritur kulminacionin apo pikun nga java e 4 deri në javën e 8 pas fillimit te epidemisë. Ne tash jemi në javën e 6 dhe personalisht mendoj se ne jemi në pikë, jemi në kulminacion. Mirëpo numri i vogël i testimeve që po aplikohen në Kosovë mbase nuk lejon dokumentimin e kësaj situate. Por personalisht pres që fundi i muajt prill të na gjejë me rënie të intensitetit të të infektuarve, asnjëherë nuk e kemi iluzionin se pandemia do të ndalet përnjëherë, por fundi i muajit prill do të duhej të shënonte rënie të numrit të të infektuarve, në mënyrë që pastaj gjatë ditëve të para të majit ne të fillojmë të lirohemi pak nga këto masa. Ky është një parashikimi mbase për dikë tepër optimist por nëse ky virus sillet në karakteristikat epidemiologjike që kemi parë edhe në shtetet e tjera kjo pak a shumë mund të jetë edhe në Kosovë”, thotë ai.

Bazuar në statistikat që i posedon Klinika Infektive, por edhe trendëve botërore, Krasniqi bën të ditur se rreth ¼ e të prekurve me COVID-19, do ta kalojnë infeksionin pa pasur nevojë të shtrihen në spital.

Ai deklaron se shumica e të prekurve që po kanë nevojë për terapi shtesë, janë të moshës së shtyrë, por edhe të atyre që kanë sëmundje të tjera kronike, duke theksuar personat me sëmundje të mushkërive, kardiovaskulare dhe sëmundjen e sheqerit.

“Edhe statistikat tona janë në trend me statistikat e tjera botërore. Psh, nga 480 persona të konfirmuar me COVID-19 diku më pak se 100 kanë pasur nevojë për t’u shtrirë në spital. Pra diku 1/4 çka përputhet me atë se 70 deri ne 80 për qind e pacientëve do ta kalojnë infeksionin në forma të lehta pa pasur nevojë të shtrihen në klinikë. Prej atyre që po kanë nevojë të shtrihen në klinikë dhe po zhvillojnë simptoma më të ashpra të sëmundjes po vërehet që të moshuarit janë më të predispozuar për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes dhe sidomos nëse kanë edhe sëmundje të tjera përcjellëse, në veçanti sëmundje obstruktive kronike të mushkërive, çrregullime të sistemit kardiovaskular ose edhe sëmundjen e sheqerit. Të gjitha rastet që kanë përfunduar me fatalitet së paku kanë pasur edhe një ose dy gjendje të tjera shëndetësore paraprake mbase mund t’i kenë kontribuuar edhe infeksionit më të rëndë me COVID”, shpjegon ai.

Infektologu Krasniqi ka bërë të ditur se deri në mbrëmjen e së shtunës në Klinikën Infektive janë të shtruar 53 pacientë të prekur me COVID-19, ku gjendja e shumicës prej tyre është stabile.

Gjendje më të rënduar sipas tij kanë 6 pacientë, ndërsa dy vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

“Aktualisht në Klinikë Infektive sot janë 53 pacientë të prekur nga COVID-19 që janë duke u trajtuar. Gjendja shëndetësore e shumicës prej tyre është e mirë, por 6 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe gjendja është më e rënduar se sa pacientëve të tjerë. Ndërkohë që dy të tjerë janë repartin intensiv të klinikës sonë dhe gjendjen e tyre ne e vlerësojmë si kritike. Pra nga 53, 6 i kemi me oksigjen dhe dy në kujdesin intensiv”, thotë ai.

Klinika Infektive në përgjithësi posedon kushte të mira sanitare, por mjeku Krasniqi kërkon nga institucionet shtetërore që të bëjnë furnizim të rregullt me medikamente mjekësore, por edhe atyre mbrojtëse.

“I bëjmë thirrje autoriteteteve shëndetësore qendrore që të b ëjnë furnizimin e rregullt, sepse ju e shihni që tashmë kemi numër në rritje të personave të prekur me COVID-19 dhe ky është material shpenzues dhe duhet furnizim i rregullt dhe i vazhdueshëm edhe i klinikës sonë por edhe i të gjitha institucioneve të tjera shëndetësore. Sa i përket kushteve, Klinika Infektive i ka 126 shtretër, 6 prej tyre i kemi në Kujdesin Intensiv dhe dhomat janë të gjitha me nga dy shtretër, pra maksimum i kemi dy pacientë në një dhomë dhe secila dhomë e ka menynë sanitare të veten. Kushtet për ambientin dhe standardin në të cilin jetojmë në Kosovë mendojmë se janë relativisht të mira”, thotë ai.

Në Klinikën Infektive deri më tani me COVID-19 janë infektuar 5 infermierë.

Ndërsa në total kjo klinikë ka 22 mjekë dhe rreth 70 infermierë.

Në fund infektologu Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të ruajnë distancën, të mbajnë pastërtinë, pasi që thotë parandalimi është arma më e mirë për të mposhtur coronavirusin.

“Unë jam ithtarë i asaj dhe kemi punuar shumë në ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjet e panevojshme. Virusi hyn në organizmin e njeriut përmes mukozës së gojës ose hundës dhe eventualisht konjunktivave pra syve. Dhe nëse njerëzit e mbulojnë gojën dhe hundën me një maskë ose fasulet dhe nëse dezinfektojmë në mënyrë të rregullt duart dhe i lajm me ujë dhe sapun atëherë gjasat për të marrë infeksionin janë të vogla. Nëse kësaj i shtojmë edhe kujdesin që të shmangim kontaktet me njerëzit e tjerë dhe të mbajmë distancën sociale gjasat janë shumë minimale për të marrë infeksionin. Duhet t’i shmangim kontaktet me personat që nuk i kemi anëtarë të familjes”, thotë ai.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori