Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij këmbëngul në tërheqjen e mjeteve nga Trusti, pasi konsiderojnë se është përgjigje e nevojshme karshi krizës së madhe ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët, tani pas pandemisë.
Ai në intervistën për RTK-në tha se rritja e çmimeve në Kosovë është më e larta në rajon.
“Kemi rritje të madhe të çmimeve. Ajo që u intereson qytetarëve tanë është se ata nuk mund të blejnë njësoj sikurse para disa muajsh. Përtej inflacionit zyrtar, rritja e çmimeve ka kaluar deri në 200 për qind”, u shpreh Krasniqi.
Kryetari i PDK-së tha se ka rritje deri në 30 për qind të çmimeve të konsumit, e madje vetëm në tri vitet e fundit.
“ Qeveria nuk ka pasur kurajo të rrisë paga as në sektorin publik e as në atë privat. Tani duhet të gjendemi në situatë të tillë dhe në mungesë të iniciativës së Qeverisë, të bëjmë diçka”, deklaroi ai.
“Kjo është arsyeja se përse pas shumë diskutimeve kemi çuar përpara projektligjin për tërheqje të parave nga Trusti, varësisht nga shumat e kursimeve që qytetarët mund të kenë”.
Për këtë situatë të rëndë ekonomike, që sipas Krasniqit tani ekziston, përgjegjës është Qeveria.
“Qeveria nuk ka liruar tatimet mbi produktet bazë e masa të tjera, por ka vepruar ndryshe”.
I pyetur se si e sheh deklarimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar kundër tërheqjes nga Trusti, Krasniqi tha se sikur të dëgjohej FMN-ja, nuk do të kishte as autostrada sepse edhe në atë kohë, kur planifikoheshin të ndërtoheshin, ata ishin absolutisht kundër.
“ Por, u kemi shpjeguar në atë kohë për nevojën për ta transformuar Kosovën dhe për rritje të shkëmbimit të mallrave. Në Qeverinë Thaçi 2, FMN-ja ka qenë absolutisht kundër rritjes së pagave. Pra, FMN në esencë është institucion që qëllim kryesor ka të qenit konservator në shpenzimin e parasë publike”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa