Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje pas miratimit të dy ligjeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës, ai për KPM-në dhe KPK-në.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se ky veprim është vazhdimësi i një mentaliteti autoritar dhe antikushtetues të qeverisë së aktuale.
“Miratimi i sotëm i ligjeve për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, është vazhdimësi e mentalitetit autoritar dhe antikushtetues të Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Përkundër mocionit të opozitës për t’i tërhequr këto projektligje për shkak të vërejtjeve dhe shkeljeve të shumta – Qeveria nuk deshi të dëgjoj dhe procedoi me veprimet e saj anti-kushtetuese, në tendencën për të nënshtruar e kapur Mediat dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Projektligji për KPM-në, i tillë siç është miratuar, është kundërshtuar fuqishëm edhe nga vet gazetarët dhe asociacionet e tyre vendore e ndërkombëtare. Sot, fatkeqësisht, demokracisë, lirisë së shprehjes dhe të informimit të pandikuar, si dhe drejtësisë së pavarur nga pushteti, në kundërshtim edhe me çdo praktikë dhe standard evropian, iu dha një goditje e fuqishme nga vetë shteti i cili është i thirrur për t’i mbrojtur e mbështetur këto liri e këto parime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ligji për KPM-në dhe ai për KPK-në, sipas Krasniqit, paraqesin një goditje të rëndë për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe informimit të pandikuar, si dhe për drejtësinë e pavarur nga pushteti.
“Partia Demokratike e Kosovës do ta kundërshtojë këtë qasje populiste që po e dëmton perspektivën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët me kohë dhe zëshëm i kanë kundërshtuar ligjet e kaluara sot nga pushteti aktual. Ne do të vazhdojë angazhimin tonë në mbrojtje të ligjshmërisë, të kushtetueshmërisë dhe të interesave të vendit, përmes kundërshtimit edhe të këtyre dy ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

“S’ka vija të kuqe”? Këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja