Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se krijimi i Krijimi i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë erdhi si shkak i mos punës së qeverisë aktuale.
Krasniqi tha pas më shumë se një vit qeverisje të plogësht dhe depresive ishte e domosdoshme që të krijojnë një alternativë të asaj se si duhet të jetë qeverisja e mirë.
“Krijimi i një qeverisje në hije, krijimi i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë përkundër të tjerave është obligim statusor që ne si parti e kemi obligim në momentin që jemi opozitë. Pas më shumë se një vit të kësaj qeverisje të plogësht dhe depresive siç edhe e kam thënë është bërë e domosdoshme që ne të ndërtojmë edhe një platformë alternative të asaj se si duhet të duket qeverisja, por edhe se si duhet të jetë e strukturuar qeveria e ardhshme”, tha kreu i PDK-së në Klan Kosova.
“Si udhëheqëse e opozitës Partia Demokratike e Kosovës në më shumë se dy vjet është munduar që përkundër limitimeve në periudha të caktuara siç ishte pandemia që të ndërtojë vizion dhe të ofrojë këtë alternativë, që të ofrojë këtë dallueshmëri tonën në raport me qeverinë aktuale. Por, që tashmë përmes Kabinetit për Qeverisje të Mirë ne do të ofrojmë edhe alternativën konkrete për të gjitha fushat dhe të gjitha dikasteret dhe politika për të cilat vërtetë konsiderojmë që janë të domosdoshme dhe të munguara në Kosovë”, tha Krasniqi.
Krasniqi bën të ditur se i gjithë krijimi i kësaj nisme erdhi pas reflektimit të brendshëm në PDK dhe finalizimit të një diskutimi të gjerë me njerëz të jashtëm.
“Gjatë periudhës kur kemi qenë opozitë për më shumë se dy vjet kemi pas një momentum për reflektim të brendshëm, ajo që ne na dallon besoj se është ne kemi menduar për të ardhmen. Kjo nismë vjen pas një përmbushjeje dhe finalizimi të një diskutimi të gjerë jo vetëm brenda PDK-së po edhe me njerëzit e jashtëm që e kemi diskutuar gjithë këtë proces. Brenda potencialeve tona që kemi diskutuar do të ketë figura dhe zyrtarë të PDK-së që do të merren me udhëheqjen e këtyre departamenteve, por se do të ketë edhe njerëz të tjerë të zotë për të udhëhequr me departamente përkatëse”.
Megjithatë, jo të gjitha departamentet kanë udhëheqës, prandaj mbledhja e parë e këtij kabineti pritet që të mbahet në fund të muajit të ardhshëm.
“Shumë shpejt do të dalin edhe emërimet konkrete. Shumica e emrave dhe departamenteve dihet se kush do t’i udhëheq, ndërsa për dy-tri departamente ka emra që jemi duke diskutuar dhe do të kisha dëshirë që ata t’i udhëheqin ato. Por, që për shkak të angazhimeve mbetet që brenda dy apo tri javëve të finalizohen edhe këto emërime”.
“KQM mund të nis mbledhjet që sot, por ata njerëz që janë pjesë mendoj që kanë nevojë për një prezantim gradual. Në momentin që do t’i përfundojmë këto emërime dhe të zbulohen emrat e gjithë departamenteve, i bie që kah fundi i muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë”, u shpreh Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë