LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për institucionet e shtetit

Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për institucionet e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në QKUK.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për institucionet e shtetit dhe se në këtë drejtim duhet të veprohet shpejt dhe pa kompromis.

Vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë e ka quajtur mizore dhe çnjerëzore, teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.


“Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit”.

“E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejt. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi.

Derisa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, e ka quajtur këtë akt të tmerrshëm, duke shtuar se ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta kundër grave, duhet dënuar dhe stopuar sa më parë.

“Vrasja e tmerrshme që ndodhi sonte në oborrin e QKUK-së na ka tronditur tej mase të gjithëve. Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet! Ndaj dhimbjen dhe tronditjen me familjen dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se institucionet dhe organet përgjegjëse duhet sa më parë të merren me trajtimin e rastit dhe dënimin e aktit të shëmtuar.

“Por, mbi të gjitha, duhet të ngritemi dhe vetëdijësohemi si shoqëri dhe institucione që të stopojmë dhunën ndaj gruas. Kosova është e sigurt kur gratë jetojnë të sigurta në të!”, ka vazhduar reagimin e tij në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori