LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi dhe Rama theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit institucional mes Kosovës dhe Shqipërisë

Krasniqi dhe Rama theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit institucional mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se takimet me Kryeministrin Rama, më shumë sesa zyrtare, gjithmonë janë miqësore e vëllazërore.

“Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj Kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune. Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë.”, tha Krasniqi.


Lideri i PDK theksoi se me Kryeministrin Rama diskutuan edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të dy shteteve tona.

“Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori