Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 është përmbyllur procesi i numërimit të votave në 46.19% të vendvotimeve.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar votat në 1,170 nga 2,533 vendvotime.
Procesi i numërimit është përmbyllur plotësisht në nëntë komuna:
Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Në disa komuna, procesi është afër përfundimit.
Në Lipjan janë numëruar 62 nga 84 kuti, duke lënë vetëm 22 kuti për t’u numëruar.
Viti janë numëruar 61 nga 63 kuti, ndërsa në Vushtrri kanë mbetur për numërim 66 kuti nga 105 gjithsej.
Në anën tjetër, disa komuna kanë ende një numër të madh kutish të panumëruara:
Prishtina, me 186 kuti të mbetura nga 258 gjithsej.
Prizreni, me 192 kuti të pambaruara nga 236.
Ferizaj, me 101 kuti të mbetura nga 152.
Ndërkohë, në orën 16:00, ka filluar numërimi në QKN-në e komunës së Mamushës.
Në përgjithësi, procesi i numërimit vazhdon në 26 komuna të tjera, ku pritet të përfundojë në ditët në vijim.
KQZ do të vijojë me përditësimet mbi këtë proces dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/