LAJMI I FUNDIT:

KQZ shtyn afatin për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Drenas

KQZ shtyn afatin për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar i akredituar në Kosovë, Ruairi O’Connell, e shkruar edhe në emër të përfaqësuesve të katër shteteve mike të Republikës së Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përgjigje të kësaj kërkese, e çmon lartë interesimin e shprehur, por edhe ndihmën e vazhdueshme që këto shtete kanë dhënë për Republikën e Kosovës dhe për institucionet e saj, me theks të veçantë për ndihmën e dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë drejtim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të shtyjë deri ditën e shtunë (03 dhjetor) afatin për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë për të vëzhguar Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016, konform dispozitave ligjore për rolin e vëzhguesve të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.


Kurse, lidhur me kërkesën specifike, KQZ-ja, duke u mbështetur edhe në ligjet në fuqi, njofton se nuk ka pasur asnjë pengesë që këtë proces, ndonëse i jashtëzakonshëm, ta implementojë deri në fund me sukses të plotë.

“Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i pavarur i përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk ndërhyn në çështjet politike nga cilido drejtim që ato mund të shfaqen dhe as në problemet e sigurisë. Janë institucionet e caktuara të vendit, që kanë përgjegjësitë e ndara, përfshirë edhe gjatë zgjedhjeve”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të njohur se ka arritur shkallë të lartë mobilizimi në përgatitjet dhe implementimin e proceseve zgjedhore, ngjashëm edhe lidhur me procesin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori