LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime  

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë kishte paralajmëruar vendosjen e kamerave në vendvotime në zgjedhjet e 9 shkurtit.

E këto kamera janë prezantuar sot në mbledhjen e KQZ.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi theksoi se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.


“Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit.

Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligjzbatuese”, tha ai.

Elezi tutje theksoi se në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj-zbatuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori