LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa në Zveçan dhe Zubin-Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se fitues për kryetar komunash në katër komunat veriore janë: Lulzim Hetemi i LVV-së, në Leposaviq, Izmir Zeqiri nga PDK në Zubin Potok, në Komunë të Zveçanit fitues është Ilir Peci nga PDK-ja dhe Erden Atiq nga LVV, në Mitrovicë të Veriut, raporton Telegrafi.


“Kandidati Lulzim Hetemi i LVV-së në Leposaviq me 100 vota, apo 73.5 për qind konsiderohet si fitues i zgjedhjeve, në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës me 197 vota apo 52.2 për qind, në Komunën e Zveçanit fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës me 114 vota apo 59 për qind, ndërsa në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 553 vota, apo 66.9 për qind. Ankesë të rezultateve palët e pakënaqura kanë të drejtë të dërgojnë deri nesër në orën 14:00. Rezultatet më të detajuara do të shpallen në web faqen e KQZ-së”, ka thënë Radoniqi.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët. Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Lajme
Kalo në kategori