LAJMI I FUNDIT:

​KPM-ja fton mediat të raportojnë me profesionalizën për coronavirusin

​KPM-ja fton mediat të raportojnë me profesionalizën për coronavirusin

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) fton të gjitha mediat që të vazhdojnë të kontribuojnë me profesionalizëm në mbulimin e zhvillimeve rreth kësaj gjendjeje.

Sipas një komunikate dërguar medieve, KPM vlerëson se roli i mediave në mbulimin e ngjarjeve të tilla, siç po ballafaqohet edhe vendi ynë me COVID-19, është thelbësorë dhe për këtë, KPM e çmon lart angazhimin e të gjithë gazetarëve dhe Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), të cilët kontribuojnë në informimin e drejtë të publikut, duke inkurajuar të gjithë gazetarët të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale.

Kjo është komunikata e plotë e KPM-së:


Duke vlerësuar angazhimin e të licencuarve gjatë raportimit dhe mbulimit të situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) fton të gjitha mediat që të vazhdojnë të kontribuojnë me profesionalizëm në m bulimin e zhvillimeve rreth kësaj gjendjeje. Roli i mediave në mbulimin e ngjarjeve të tilla, siç po ballafaqohet edhe vendi ynë me COVID-19, është thelbësorë dhe për këtë, KPM e çmon lartë angazhimin e të gjithë gazetarëve dhe Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), të cilët kontribuojnë në informimin e drejtë të publikut, duke inkuarajuar të gjithë gazetarët të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale.

Meqë roli i mediave në informimin e publikut është i një rëndësie të veçantë edhe në këtë situatë emergjente, KPM i udhëzon të gjitha OSHMA-të që, gjatë raportimit, të sigurohen se të dhënat e transmetuara të jenë të verifikuara dhe të bazuara në informacionet zyrtare, duke vepruar kështu sipas standardeve profesionale të gazetarisë. Gjithashtu, ju udhëzojmë që të respektohet privatësia e individëve të prekur me virusin COVID-19, dhe bazë për këtë është Kodi i Etikës për OSHMA-të.

Rëndësi të posaçme gjatë kësaj periudhe, ka informimi i drejtë i qytetarëve duke pas për qëllim edukimin e tyre lidhur me trajtimin e COVID-19, përfshirë marrjen e masave parandaluese; masave mbrojtëse dhe udhëzimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetësore dhe higjienike ndaj këtij virusi. Raportime të tilla duhet të bazohen tek ekspertët e fushës apo organizatat komptetente, në mënyrë që të mos shkaktohet panikë dhe shqetësim tek qytetarët e vendit.

KPM vlerëson lart angazhimin e secilit gazetar dhe medium, duke e vënë edhe veten tuaj në rrezik, me të vetmin qëllim për të qenë në shërbim të publikut.

Urojmë që kjo pandemi të përfundojë sa më shpejt.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori