Kovacic mendon për kalimin te Liverpooli

Mateo Kovacic është i gatshëm që të lërë Real Madridin për të kaluar te Liverpooli.
Lajmin vjen nga Diario Gol, ku beson se është vetë kroati që e ka kërkuar një gjë të tillë.
Nëse Liverpooli arrin që ta marr lojtarin, atëherë kalimi i Philippe Coutinho te Barcelona, do të ishte punë e kryer.
Kovacic ka ardhur te Real Madridi nga Interi dhe deri në sezonin e fundit nuk ka qenë në nivel.
Këtë vit ka shenja të mira të përmirësimit, por lojtari kërkon më shumë minuta, gjë që nuk i mundësohet te Real Madridi./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































