LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Miniera në Strumicë nuk do të ketë, Mickoski nuk ka të drejtë të flasë sepse OBRM-ja i ka dhënë koncesionet

Kovaçevski: Miniera në Strumicë nuk do të ketë, Mickoski nuk ka të drejtë të flasë sepse OBRM-ja i ka dhënë koncesionet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se në Strumicë nuk do të ketë miniera. Në seancën e ardhshme të qeverisë, siç tha ai, Ministria e Ekonomisë do të prezantojë sërish të gjithë dokumentacionin për rastin, pasi dje u njoftua se ministri Kreshnik Bekteshi mashtroi ministrat, duke u thënë se Gjykata Administrative ka marrë vendim për shkrirjen e koncesioneve. .

“Në seancën e ardhshme të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë me të gjitha dokumentet e vitit 2012 do t’i informojë të gjithë ministrat për procedurën e mëtutjeshme. Megjithatë, qëndrimi i LSDM-së është i qartë se nuk mund të ketë minierë nëse nuk e dëshirojnë qytetarët e rajonit. Kjo Qeveri vepron vetëm në interes të qytetarëve, për t’i mbrojtur nga dëmet e mundshme të mëdha”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për promovimin e sistemit të përbashkët elektronik për mbledhjen e tarifave me Serbinë.

Kryeministri thotë se OBRM-PDUKM-ja është fajtore për gjendjen në të cilën ndodhemi sepse në vitin 2016 i dha koncesionet investitorit të huaj për hapjen e tyre. Ai tha se lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski nuk ka të drejtë të flasë për minierat kur ishte partia e tij ajo që i dha koncesionet, por atëherë askush nuk u lejua të flasë e të shkruajë për këtë, e as të organizojë protesta.


“Ato miniera janë në fushatën zgjedhore të OBRM-PDUKM-së për vitin 2016 dhe kryetarët e atëhershëm të Novo Sellës dhe Bosilevës nga OBRM-PDUKM marrin vendim për dhënien e koncesioneve. Kur e shoh Mickoskin sot duke folur kundër hapjes së minierave, duhet të thotë se kush ka qenë në krye të fushatës në njësinë e katërt në vitin 2016 dhe kush e ka shkruar atë program. Është hipokrizi”, tha Kovaçevski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori