Kourtney Kardashian gjithmonë arrin të duket glamuroze edhe nëse ajo ka zgjedhur një grim natyral dhe tani ylli ka zbuluar saktësisht se si e arrin pamjen e saj.

Sigurisht, Kourtney mund të përballojë produktet më të mira, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të vjedhim thjesht teknikën e saj dhe të përdorim produktet që kemi.


Pra, pas rutinës së saj të kujdesit për lëkurën, ajo fillon duke vendosur fondatinë, grimeri i saj përdor një furçë të dendur për të siguruar që lëkura është e freskët.

kourtneykardash 94555312 166573928198555 8800952019371504799 n

Pastaj, ai kalon mbi fondatinën e saj me sfungjerin e grimit i cili lë bazën e Kourtney të bukur dhe natyrale, shkruan Heatworld, transmeton Telegrafi.

Patrick, më pas përdor një furçë me gëzof për korrektorin e Kourt para se të përdorë përsëri sfungjerin e grimit.

kourtneykardash 83944431 170144754220875 5530586026735893239 n

Ai pastaj përdor pudër bebesh për të hequr qafe çdo shkëlqim të panevojshëm dhe e përfundon me sprej i cili fikson grimin, për të dhënë një përfundim i cili duket sa më natyral dhe i ndritshëm.

Kjo është mënyra se si Kourtney Kardashian arrin pamjen e saj të freskët e cila duket shumë natyrale edhe pse me grim. /Telegrafi/