A mund ta ndryshojë Kourtney Kardashian ‘fytyrën’ e modës?

Të martën, marka e modës së shpejtë Boohoo njoftoi partneritetin e saj me yllin e realitetit, duke e quajtur atë "ambasadoren më të re të markës me fokus në qëndrueshmëri" dhe duke shtuar se ajo do të "shpërndajë dy koleksione kapsulash që janë krijuar së bashku me një udhëtim hetimi për mundësitë për krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme të modës”, sipas një njoftimi për shtyp.


Dy koleksionet e veshjeve që ka dizajnuar 43-vjeçarja do të dalin në treg më 13 shtator, me 45 pjesë në lansimin e parë – duke përfshirë hyrjen e parë të markës në ‘vintage’ dhe duke përfshirë tekstile të ricikluara.

305116624 175847804954944 6292000015174006645 n

Çmimet do të variojnë nga gjashtë deri në 100 euro.

Por përdoruesit e mediave sociale nuk ishin aspak të kënaqur kur shihnin një anëtar të familjes Kardashian-Jenner – që janë sulmuar kohët e fundit për përdorimin e avionit të tyre privat dhe tejkalimin e sasisë së ujit të shtëpive të tyre gjatë thatësirës në Kaliforni – të shërbejë si fytyra e kësaj kauze të veçantë.

"Si Burger King që bashkëpunon me një influencues fitnesi", shkroi një person në Twitter.

"A mendoni se Kourtney Kardashian fluturoi me avionin e saj privat në takimet e saj të linjës së modës të qëndrueshme Boohoo?", një tjetër përdorues i Twitter-it u tall.

631881841f00001c0095964f

Celine Semaan, themeluesja e Slow Factory Foundation, postoi gjithashtu mosmiratimin e saj, duke shkruar: "Kjo është fyese për një komunitet të tërë që punon pa u lodhur për të edukuar / ndryshuar / ofruar zgjidhje alternative / investuar në zgjidhje pozitive klimatike - për të punësuar dikë që promovon mbi konsumin dhe kapitalizmin. Është përtej absurdit! Jo se Boohoo i intereson.. Ata nuk e meritojnë punën tonë”. /Telegrafi/

305413328 134162566000615 9155136926543424799 n

305524438 179764904661366 5665046303789669797 n

305032151 588950362955789 8339461913664281689 n

305116624 175847804954944 6292000015174006645 n 1

Screenshot 7 14