LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Le të zgjedhin në mes të Maqedonisë Veriore, të Epërme, apo të Re

Kotzias: Le të zgjedhin në mes të Maqedonisë Veriore, të Epërme, apo të Re

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka deklaruar se propozimi “Maqedonia e Vardarit” është hedhur poshtë si mundësia më e mirë e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Në deklaratën e tij për televizionin shtetëror grek, Kotzias ka thënë se është koha për “po”, ose “jo”, për një nga tre mundësitë e mbetura, që të gjendet një zgjidhje kreative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, ose Maqedonia e Re, janë propozimet të mbetura në tavolinën e bisedimeve, pas hedhjes poshtë të Maqedonisë së Vardarit, dhe në ditët në vijim mund të arrihet zgjidhja”, ka deklaruar Kotzias.


Sipas tij, marrëveshja është një pajtim i mirë nga i cili do të përfitojnë të dy vendet. Ai sqaroi se propozimi i hedhur poshtë, nuk është pranuar nga Shkupi, ndërsa thekson se vendit fqinj i ka kërkuar që të ofrojnë propozime tjera, përpos atyre të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz.

Kotzias madje shpalos se opozita e tanishme e Maqedonisë, atëbotë në qeverisje, e kishte pranuar propozimin “Republika e Maqedonisë-Shkupi”, si formulë e dyfishtë, pa kusht për përdorim të përgjithshëm – erga omnes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori